Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (VIDEO)


Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar 48-vjeçarin në vitin 2024 me 11 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burg.

Një 48-vjeçar i dënuar në Itali për trafik droge është arrestuar në Lushnjë me qëllim ekstradimi. Në prangat e policisë ka rënë Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Arrestimi u bë gjatë fazës së radhës të operacionit policor "Fast", pas lokalizimit të tij nga strukturat e FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë e Fierit. LEXO edhe...Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja! Pritet ekstradimi drejt Italisë (VIDEO) Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar 48-vjeçarin në vitin 2024 me 11 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burg. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Njoftimi i Policisë "Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "Fast", për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Fier. Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 48-vjeçar nga Lushnja, i dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar "Fast". Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale "Trafik droge", të parashikuar nga Kodi Penal italian. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë" U.D/E.H/ReportTv.al trafik droge venecia Interpol Roma interpol tirana Bledar Buxheli Bledar Çelo Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 6599 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?