Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

I bëri fushatën Berishës dhe tani Dodikut, Trump distancohet nga ‘sherifi’ LaCivita: S’punon për mua, është konsulent i jashtëm! Mund të ndërpres çdo marrëdhënie me të (VIDEO)


Chris LaCivita, këshilltari kryesor i Sali berishës dhe PD-së për zgjedhjet e vitit 2025, është vendosur në qendër të një skandali në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat shkruajnë se ai së bashku me një tjetër konsulent kanë ndihmuar pro-rusin Dodik që të fitojë zgjedhjet në Bosnjë. Vetë Presidenti Trump ka paralajmëruar se do ta largojë atë si këshilltar të jashtëm, nëse konstaton konflikt interesi.

Chris LaCivita, këshilltari i jashtëm i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili u pagua plot 1.4 milionë dollarë nga Sali Berisha për t’i bërë fushatën e zgjedhjeve të 2025-s, dyshohet se ka punuar kundër interesave amerikane. Mediat më të rëndësishme të SHBA shkruajnë se LaCivita së bashku me këshilltarin tjetër amerikan James Blair janë paguar qindra mijëra dollarë nga partia e Mirolad Dodik në Republika Srpska në Bosnjë për zgjedhjet e para pak ditëve. Dodik, i njohur për marrëdhëniet e mira me Rusinë, ka qenë i sanksionuar nga SHBA. Vetë Presidenti amerikan Donald Trump thotë se do ta shqyrtojë çështjen dhe nëse rezulton se ka konflikt interesi do të ndërpresë çdo marrëdhënie me këshilltarët. LEXO EDHE:PD kërkon heqjen e reformës territoriale nga rendi i ditës, Berisha: Të shkojmë në referendum, qytetarët të vendosin “Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse si konsulentë të jashtëm. Ka shumë gjasa që të kenë klientë të shumtë, por për këtë duhet t’i pyesni ata. Ata lejohen të punojnë edhe për të tjerë, ashtu si të gjithë konsulentët në Uashington. Nuk kam dijeni se për kë tjetër punojnë, por do t’i pyes dhe, nëse ka konflikt, do t’i shkarkoj menjëherë”, ka shkruar Presidenti Trump në Truth Social. Reuters shkruan se Trump i kishte caktuar LaCivitan dhe Blairin për të udhëhequr fushatën elektorale të Partisë Republikane përpara zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit në SHBA. LaCivita është i njohur në Shqipëri si një prej strategëve të angazhuar nga Sali Berisha gjatë zgjedhjeve të vitit 2025. Në të njëjtën periudhë, Partia Demokratike lidhi një kontratë 2-vjeçare prej 6 milionë dollarësh me kompaninë amerikane Continental Strategy, edhe kjo një kompani që shpesh kishte bashkëpunuar me LaCivita. Berisha shfrytëzoi La Civita dhe njohjen e tij me Presidentin amerikan për të lobuar për heqjen e ‘non gratas’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas raportimeve të mediave amerikane, angazhimi i këshilltarëve të Trump ishte bërë përmes një firme ligjore në Uashington të kontraktuar nga qeveria e Republika Srpska. R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: donald trump lacivita James Blair Republika Sërpska SHBA sali berisha PD zgjedhjet e 11 majit lobimi i pd ne shba Komente Komento Turi: 07/10/2026 23:56 Bravo patrioti hidraulik nga Kukësi! për dhurimin e 6 milion $ për heqjen e non gratave kriminelit, komunistit Berisha. Përgjigju Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 71.4% Jo 26.5% Nuk e di 2% Vota total: 49 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?