Denis Meçe, i pandehuri në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas burimeve, Meçe është konstatuar nga policia rreth 300 metra larg banesës së tij, teksa po kthehej në shtëpi. Lëvizja e tij është në kundërshtim me masën e sigurisë të caktuar nga gjykata. Denis Meçe është i dyshuari kryesor për vrasjen e Egli Progës dhe, së bashku me të pandehurit e tjerë në këtë çështje, ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Arrestimi i tij vjen në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata, ndërsa priten detaje të mëtejshme mbi procedurat që do të ndiqen ndaj tij. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

