Lajme Zone
I akuzuar për dosjen e SASPAC/ GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn, shkon në arrest shtëpie
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

I akuzuar për dosjen e SASPAC/ GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn, shkon në arrest shtëpie

GJKKO ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, një prej të pandehurve në dosjen e njohur si SASPAC, pasi pranoi kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe kaloi në arrest shtëpie, bëjnë me dije burime për Anila Hoxhën.

GJKKO ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, një prej të pandehurve në dosjen e njohur si SASPAC, pasi pranoi kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe kaloi në arrest shtëpie, bëjnë me dije burime për Anila Hoxhën. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi GJKKO ktheu për plotësim hetimesh dosjen e SASPAC ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të pandehurve të tjerë, duke i lënë afat SPAK-ut deri më 30 tetor për kryerjen e veprimeve shtesë hetimore.

Kërkesa për lirimin e Kurtulajt u depozitua nga mbrojtja e tij, e cila argumentoi se afatet maksimale të paraburgimit kishin përfunduar, duke iu referuar një vendimi njësues të Gjykatës së Lartë që përcakton kufijtë kohorë të masave të sigurisë.

Por i kontaktuar disa ditë më parë nga gazetarja Hoxha edhe avokati i Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj, konfirmoi se do kërkojë në gjykatë shuarje të masës së sigurisë së arrestit në burg ndaj ish-ministrit, që në këtë rast mbahet i paraburgosur për llogari të dosjes së SASPAK.

Të dy edhe Kurtulaj edhe Beqaj janë të vetmit të arrestuar në listën e 9 të pandehurve ndërsa ka nën hetim edhe dy shoqëri tregtare.

Dosja e agjencisë SASPAC u mbajt në gjykim paraprak dhe me dyer të mbyllura për afro një vit dhe në përfundim mbasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Posaçme nuk pranoi ta dërgojë për gjykim themeli por ja ktheu pas SPAK-ut për hetime të mëtejshme, duke i lënë afat deri në datën 30 tetor, duke lënë detyra për veprime shtesë. Top Channel