Lajme Zone
Hyri si i varfër në KPK/ Kapërcimi i pasurisë së 99-çit të Veliajt
PolitikëCNA

Hyri si i varfër në KPK/ Kapërcimi i pasurisë së 99-çit të Veliajt

Roland Ilia është një emër i njohur për opinionin publik, ...

Roland Ilia është një emër i njohur për opinionin publik, ka qenë komisioner në KPK, ka kaluar në sitë prokurorë e gjyqtarë, ka qenë kandidat për deputet nën logon e partisë G99 të Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës në 2009, por nuk mori asnjë mandat.

Sot, Roland Ilia është një nga kandidatët që kërkon vakancën e anëtarit në Gjykatën Kushtetuese. Pasi ka qenë pjesë e G99, Roland Ilia tanimë kërkon që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të mbushur drejtësinë me 99-çat që i shërbejnë kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. 99-çi i Veliajt kërkon karrige në Gjykatën Kushtetuese

17 Korrik, 19:50 CNA do të sjellë sot pasurinë e deklaruar në ILDKP nga Roland Ilia.

Kur u emërua në KPK, Roland Ilia paraqitej si më i varfri nga kolegët e tij, madje ai nuk deklaronte as shtëpi, por për dy vite ai ka blerë një apartament 108 m2. Çmimin e deklaron 17 000 000 lekë, që me lekë të vjetër, i bie 170 milionë lekë.

Çfarë tërheq vëmendjen nga deklarimet e tij, është Ilia që thotë se këtë apartament e ka blerë me kredi, pavarësisht se komisionerët janë njerëzit më të paguar në vend.

Ndërkohë që nga ana tjetër deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes që punon në institucione shtetërore.

Kapërcimi i pasurisë së tij bëhet në vitin 2022 ku deklaron se ka shlyer kredinë që kishte marrë për apartamentin dhe pagat milionëshe në KPK. Roland Ilia, G-99-shi i Vettingut që nuk u bë dot deputet/ Për dy vite bleu një apartament 170 milionë lekë 5 Nëntor, 11:53 Pasuria e Roland Ilias e deklaruar në ILDKP

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Mjet motorik, 250.000 lekë.

Kursime personale, nga paga dhe biznesi 1.350.000 lekë

Llogari bankare, 65.819.58 lekë

Llogari bankare 26.307,68 lekë

Llogari bankare kursime për fëmijë, 385.24 € = 51.005.78 lekë.

Paga nga universiteti i Shkodrës, 63 710 lekë.

Të ardhura si avokat, 1 159 826 lekë.

Kredi personale në shumën 1 419 991 88 lekë.

Kartë krediti personale në shumën 991 37 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes, 51 812 32 lekë. Në këtë llogari është hapur dhe overdraft në 200 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të titujve të pronësisë në Prefekturën e Shkodrës, në shumën 89 500 lekë.

Viti 2017 (Deklarimi vjetor)

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga biznesi Person Fizik. Gjendja -362.46 lekë.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga. Gjendja -108.826,78 lekë.

Llogari bankare. Gjendja 386.05 EURO

Shtuar gjendja cash në shumën 400.000 lekë.

Të ardhura nga paga në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në shumën totale 1.864.552 lekë nga të cilat deri më 31.12.2017, kanë kaluar 1.576.256 lekë, pasi paga e muajit dhjetor ka kaluar më 3 janar 2018.

Hua, kredi personale, data e krijimit: 16/11/2016. Shuma e shlyer 109,297.88, principal 13.858.87, interesa në total: 123.157 lekë. Shuma e pashlyer 1,310,694 lekë.

Huamarrje. Kartë Krediti personale. Data e krijimit: 06/11/2017. Shuma: 3.000 euro e papërdorur.

Huamarrje. Kartë krediti personale. Shuma e pashlyer 625,91 EURO.

Llogari bankare e bashkëshortes Sonila Rudi, në shumën 55 004 88 lekë.

Paga e bashkëshortes si drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të titujve të pronësisë në Prefekturën e Shkodrës, në shumën 447 500 lekë. Viti 2018

Llogari bankare. Mbajtës i llogarisë Roland Ilia. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë – 362 euro.

Shtuar llogaria me 2.325 euro gjatë vitit për pagesë komisione dhe është mbyllur në shtator 2018. 0 lekë.

Llogari bankare. Mbajtës i llogarisë Roland Ilia. Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë – 108.826 lekë. Në këtë llogari është çelur mundësi overdrafti 200.000 lekë që nga muaji nëntor 2017. Gjendja në dt. 31.12.2018 ka qenë 157.413 lekë.

Llogari bankare, kursime për fëmijët. Burimi i krijimit: Të ardhura nga kursimet e prindit. Gjendja në dt. 31.12.2018 ka qenë 387, 45 euro.

Gjendja cash shtuar: 1.000.000 lekë.

Shuma 3.459.564 lekë janë të ardhura nga paga dhe dieta, periudha 12 muaj të vitit 2018, ndërsa shuma 77.000 lekë, të ardhura nga shpërblime të prapambetura nga viti 2017, kaluar në llogari me dt. 12.01.2018.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga paga në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në shumën 3.536.564 lekë.

Huamarrje. Kredi personale: Shuma e shlyer 175,314.01 lekë, me principal 130,713.35 lekë, interesa Total: 306,027.36. Shuma e pashlyer është 1,177,546 lekë.

Huamarrje. Kartë Krediti personale: Data e krijimit: 06/11/2017. Shuma: 3.000 euro e papërdorur.

Huamarrje. Kartë krediti personale: Data e krijimit: 06/11/2017. Gjendja në dt. 31.12.2017 ka qenë -625 euro.

Gjendja në dt. 31.12.2018 është -195, 43 euro.

Paga e bashkëshortes si drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Në periudhën 1 janar 2018 deri 31 gusht 2018, në shumën 717.912 lekë.

Paga e bashkëshortes në Prefekturën e Qarkut Tiranë. Detyra: Përgjegjëse e Sektorit Juridik. Në periudhën 3 shtator 2018 deri 31 dhjetor 2018, në shumën 246.396 lekë.

Huamarrje nga bashkëshortja, Sonila Rudi. Afati i përdorimit deri me 27.06.2033. Shuma: 200.000 lekë.

Llogari page me gjendje 55.004 lekë në dt. 31.12.2017. Gjendja në dt. 31.12.2018, -46.335 lekë. Viti 2019

Apartament me sip. 108 m2, blerë në vitin 2019 me vlerë 17 000 000 lekë.

Llogari bankare të subjektit deklarues, me vlerë 3 365 760 lekë dhe 195.43 euro.

Në të njëjtin vit deklaron pakësime të gjendjes financiare me 2 000 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si komisioner vetingu në shumën 3 659 677 lekë.

Disbursim kredi për blerje ap. në shumën 17 000 000. Shlyer shuma 52 727 lekë dhe pa shlyer shuma 16 947 273 lekë.

Hua në një bankë, (nuk e deklaron shifrën). Shlyer shumat 198 286 lekë dhe 100 764 lekë. Pa shlyer shuma 979 260 lekë.

Kartë krediti me limit 3 000 euro. Pa shlyer shuma 2 648 euro.

Bashkëshortja Sonila Rudi, gjendje llogarie deklaron shumën 406 972 lekë.

Të ardhura nga Prefektura e Tiranës, si përgjegjëse e sektorit juridik në shumën 739 188 lekë. Viti 2020

Gjendja e llogarive të subjektit deklarues në shumat 845 euro dhe 200 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si komisioner vetingu në shumën 3 383 989 lekë.

Disbursim kredi për blerje ap. në shumën 17 000 000. Shlyer shuma 827 666 lekë. Pa shlyer shuma 16 119 607 lekë.

Hua në një bankë, të marrë në vitin 2016 (nuk e deklaron shifrën). Shlyer shuma 657 089 lekë. Pa shlyer 322 171.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes Sonila Rudi në shumën 727 443 lekë.

Të ardhura nga Prefektura e Tiranës, si përgjegjëse e sektorit juridik në shumën 743 004 lekë. Viti 2022

Gjendje cash: 700.000 lekë të ardhura nga paga.

Llogari bankare 1.60 euro, të ardhura nga interesi.

Llogari bankare pakësuar -1,079,640 lekë.

Të ardhura nga paga në KPK 3,785,303 lekë.

Kredia bankare: shuma e shlyer 1.113.746.67 lekë, shuma e pashlyer 14.931.238.34 lekë.

Kredi bankare: shuma e shlyer 106.268.93 lekë shuma e pashlyer 0.

Kartë krediti: shuma e shlyer 0 euro, shuma e pashlyer 1.795 euro.

Ndërkohë bashkëshortja Sonila Rudi deklaron llogari bankare 1.592 euro, burimi: të ardhurat.

Llogari bankare 1.018.935 lekë, burimi: të ardhura nga paga.

Të ardhura të tjera 367.500 lekë, të ardhura të tjera 1.991 euro, të ardhura nga paga në BKH 1,386,499 lekë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.