Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Prime News24, ka bërë deklarata të forta sa i përket demokracisë së brendshme në Partinë Demokratike dhe lidershipit të Sali Berishës. Salianji sqaroi pozicionin e tij dhe sfidat brenda opozitës, duke theksuar se përfaqësimi i tij ka ardhur përmes votës së bazës. “Hyra në një garë me votë. Meqë thoni deputetë, 98% e grupit parlamentar, kur ishte Basha, ishin me Bashën,” u shpreh Salianji, duke vënë në dukje luhatjet e mbështetjes politike brenda grupit sipas lidershipit. Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Berishës për bllokim të proceseve demokratike dhe mungesë rezultatesh elektorale: “Berisha thotë nuk e lejoj votën këtu në këtë parti. Matet ai që ka përgjegjësinë. A i bëri deputetë siç tha, a i fitoi zgjedhjet lokale, zgjedhjet e përgjithshme? Dilnin dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës bënin xhiro në Shqipëri ndërkohë që njerëzit ishin në shesh.” Në përmbyllje, ish-deputeti paralajmëroi hapa të tjerë politikë nëse situata në opozitë nuk ndryshon pas betejës së ardhshme elektorale: “Do bëj lëvizje prapë për të larguar Sali Berishën nëse PD nuk i fiton zgjedhjet lokale. Në këtë moment ta lëmë luftën brenda dhe të marrim edhe partitë e tjera bashkë.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
