Për një muaj e gjysmë në bregdet, zonat e mbrojtura me funksion turistik, qendrat historike dhe ato urbane historike, nuk do të dëgjohen më zhurma ndërtimi. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave që synon pezullimin e aktiviteteve të ndërtimit deri më 15 shtator, ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja thotë se kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët. LEXO EDHE:Kultura/ Miratohet Strategjia Kombëtare: 3-fishim buxhetit! Gonxhja: Koncerti i Kanye West gjeneroi afro 35 milionë euro! “Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfn më 15 shtator 2026. Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët”, shkruan Gonxhja. Gjatë kësaj periudhe pezullohen punimet në karriera, pikat e nxjerrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të inerteve, si edhe aktivitetet e lidhura me to. Po ashtu, ndalohen punimet e ndërtimit nga faza e gërmimit dhe hedhjes së themeleve deri në përfundimin e ngritjes së karabinasë së objektit, si dhe çdo aktivitet që shkakton zhurmë, pluhur apo ndotje të mjedisit. Pezullimi zbatohet edhe për punime ndërtimi jashtë këtyre zonave, në rastet kur, për shkak të natyrës, vendndodhjes ose mënyrës së ushtrimit të tyre, ndikojnë ose mund të ndikojnë në zhvillimin normal të aktivitetit turistik. Kush nuk e zbaton këtë vendim do të përballet me gjobë 2 milionë lekë. Nga pezullimi përjashtohen, punimet e rifiniturave të brendshme dhe punimet e vogla, që kryhen pas përfundimit të ngritjes së karabinasë, si dhe ngritja apo sistemimi i kantiereve, brenda fashës orare 08:00–17:00. Në vendim sqarohet se periudha e pezullimit, do të përllogaritet si afat shtesë mbi afatin e lejes së ndërtimit. SI.E./Shqiptarja.com TAG: sezoni turistik Blendi Gonxhja bregdet Komento Komente Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.6% 100 bashki (PD) 15.6% 61 bashki (si sot) 27.8% Vota total: 1448 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

