Ligji parashikon edhe masa shtesë për përsëritësit. Nëse gjatë kësaj periudhe dyvjeçare një shofer i ri kryen dy shkelje brenda një viti, kufizimet që i zbatohen nuk do të përfjnë pas dy vitesh, por do të zgjasin edhe një vit tjetër, duke e çuar periudhën e monitorimit në tre vjet. Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor Nga kjo e premte, 7 gusht 2026, hyjnë zyrtarisht në fuqi ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të miratuara nga Kuvendi më 19 qershor. Paketa e re sjell masa ndëshkuese dukshëm më të ashpra për shkelësit, me synimin për të ulur aksidentet dhe për të goditur sjelljet që konsiderohen me rrezik të lartë në qarkullimin rrugor.
Një nga ndryshimet më të forta lidhet me drejtuesit e mjeteve që përsërisin drejtimin në gjendje të dehur. Nëse një shofer është ndëshkuar më parë për këtë shkelje dhe kapet sërish duke drejtuar automjetin me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak, ai do të humbasë patentën përgjithmonë. Në këtë rast nuk do të ketë më asnjë mundësi për ta rimarrë lejen e drejtimit, qoftë edhe duke rifilluar procedurat në autoshkollë. Autoritetet e konsiderojnë këtë masë si një mënyrë për të larguar përfundimisht nga rrugët drejtuesit që përsërisin një nga shkeljet më të rrezikshme.
Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për personat që drejtojnë automjet pa qenë të pajisur me leje drejtimi. Nëse një i rritur kapet duke qarkulluar pa patentë, përveç gjobës, ai nuk do të ketë të drejtë të regjistrohet në autoshkollë për një periudhë prej një viti.
Edhe më të ashpra janë masat për të miturit. Nëse një i mitur kapet në timon pa leje drejtimi, ai nuk do të mund të pajiset me patentë sapo të mbushë moshën 18 vjeç, si bashkëmoshatarët e tij. Ligji i ri parashikon që ai të presë edhe dy vite të tjera përpara se të ketë të drejtën të ndjekë procedurat për marrjen e patentës.
Një kapitull i veçantë i ndryshimeve i kushtohet shoferëve të rinj. Sipas statistikave të aksidenteve rrugore, drejtuesit që sapo janë pajisur me leje drejtimi kanë një probabilitet më të lartë për t'u përfshirë në aksidente, për të tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe për të kryer shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Për këtë arsye, gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës, shoferët e rinj do t'u nënshtrohen kufizimeve të veçanta. Ata nuk do të lejohen të konsumojnë asnjë sasi alkooli përpara se të ulen në timon. Gjithashtu, shpejtësia maksimale e lejuar për ta në autostrada do të jetë 90 kilometra në orë, ndërsa në rrugët jashtë qendrave të banuara nuk do të mund të tejkalojnë 80 kilometra në orë.
Mosrespektimi i këtyre kufizimeve do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje të pikëve nga leja e drejtimit.
Ligji parashikon edhe masa shtesë për përsëritësit. Nëse gjatë kësaj periudhe dyvjeçare një shofer i ri kryen dy shkelje brenda një viti, kufizimet që i zbatohen nuk do të përfjnë pas dy vitesh, por do të zgjasin edhe një vit tjetër, duke e çuar periudhën e monitorimit në tre vjet.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me pezullimin e patentës. Deri më tani, në disa raste drejtuesit e mjeteve mund ta shmangnin pezullimin duke paguar dyfishin e vlerës së gjobës. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja, kjo mundësi nuk ekziston më për patentat e lëshuara nga autoritetet shqiptare. Pezullimi i lejes së drejtimit do të zbatohet automatikisht, pa alternativë financiare për ta zëvendësuar.
Paketa e re parashikon gjithashtu rritje të ndjeshme të gjobave për disa nga shkeljet më problematike në qarkullim. Shoferët që tejkalojnë shpejtësinë në zonat e banuara, pranë shkollave, organizojnë gara me automjete ose kryejnë manovra agresive në rrugë, do të përballen me gjoba që variojnë nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë. Më parë, këto masa varionin nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.
Ndryshime ka edhe për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit. Nëse një drejtues kapet dy herë brenda një viti duke përdorur celularin në dorë gjatë vozitjes, patenta do t'i pezullohet për tre muaj. Me rregullat e mëparshme, pezullimi parashikohej vetëm pas shkeljes së tretë.
Ndalimi i përdorimit të celularit nuk kufizohet vetëm te drejtuesit e automjeteve. Ligji i ri e shtrin këtë detyrim edhe për drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave, të cilët gjithashtu do të ndëshkohen nëse përdorin telefonin gjatë lëvizjes.hyjnë në fuqi ndryshimet e kodit rrugor Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vijon zjarri në Panahor të Mallakastrës, forca të shumta zjarrfikësish dhe FA në terren; pritet ndërhyrja nga ajri 7 Gusht 2026, 08:0008:00Aktualitet Mbyllet protesta e 68-të kundër kastës politike, paralajmërohet përshkallëzim i aksioneve 6 Gusht 2026, 22:2622:26Aktualitet "O milet, Rama ka siklet!", protestuesit mbushin rrugët e ish-Bllokut 6 Gusht 2026, 21:5121:51Aktualitet "Rama jep dorëheqjen", protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! 6 Gusht 2026, 21:4221:42Aktualitet Mesazhi nga protesta: Gjykata e Lartë të pezullojë Edi Ramën! 6 Gusht 2026, 21:0021:00Aktualitet Vijon beteja me flakët në disa qarqe, 25 vatra në 12 orë; 10 ende aktive 6 Gusht 2026, 20:4520:45Aktualitet

