Péter Magyar Qeveria e re e Péter Magyar miratoi amendamentin kushtetues që largon Tamás Sulyok dhe hap rrugën për zëvendësimin e emërimeve të bëra gjatë 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbán... Hungaria ka hedhur një hap vendimtar drejt çmontimit të sistemit politik të ndërtuar nga Viktor Orbán, pasi Parlamenti miratoi të hënën amendamentin e 17-të të Kushtetutës, i cili i jep fund mandatit të presidentit Tamás Sulyok dhe hap procesin e zëvendësimit të figurave kyçe të emëruara gjatë qeverisjes së mëparshme.
Amendamenti u miratua me 139 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa deputetët e partisë së Orbánit, Fidesz, bojkotuan seancën parlamentare.
Kryeministri Péter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet e prillit me një shumicë kushtetuese prej dy të tretash, e cilësoi votimin si fillimin e çmontimit të "regjimit të Orbánit".
"Në bazë të mandatit demokratik të dhënë nga populli hungarez, tani mund të nisë zëvendësimi i kukullave politike të Orbánit", deklaroi Magyar.
Sipas amendamentit, mandati i presidentit Tamás Sulyok përfn sapo ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi. Më pas, Parlamenti do të zgjedhë një president të ri që do të qëndrojë në detyrë deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re, por jo më shumë se pesë vjet.
Nëse Sulyok refuzon ta dekretojë amendamentin brenda pesë ditëve, Parlamenti ka paralajmëruar se do të nisë procedurat për shkarkimin e tij, ndërsa ligji mund të firmoset nga kryetari i Parlamentit.
Duke folur para deputetëve, Magyar e cilësoi Kushtetutën e hartuar nga Fidesz si "dokumenti themelues i Cosa Nostra-s hungareze" dhe akuzoi qeveritë e Orbánit se për 16 vjet ia nënshtruan shtetin vullnetit politik të një njeriu të vetëm.
Ai akuzoi gjithashtu presidentin Sulyok se qëndroi në heshtje përballë shkeljeve të shtetit të së drejtës, përfshirë përdorimin e shërbimeve sekrete kundër opozitës, sulmet ndaj gjyqësorit, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.
Paketa kushtetuese nuk kufizohet vetëm te largimi i presidentit. Ajo vendos kufizim maksimal prej 12 vitesh për deputetët, kufi moshe 70 vjeç për gjyqtarët kushtetues, reforma në sistemin gjyqësor dhe krijimin e mekanizmave të rinj për rikthimin e asaj që qeveria e quan "demokraci kushtetuese".
Që nga marrja e pushtetit në maj, qeveria e Péter Magyar ka nisur zëvendësimin e drejtuesve të institucioneve të emëruar gjatë epokës Orbán, ka mbyllur Zyrën për Mbrojtjen e Sovranitetit, të kritikuar si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe ka pezulluar shërbimin informativ të televizionit dhe radios publike, të cilin e ka cilësuar një "makineri propagande".
Partia Fidesz e ka cilësuar amendamentin një "sulm të paprecedentë ndaj demokracisë". Kreu i grupit parlamentar të partisë, Gergely Gulyás, dha dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa mbështetësit e Orbánit organizuan protesta në Budapest kundër asaj që e quajnë "sundim arbitrar" të qeverisë së re.
Me votimin e së hënës, Hungaria hyn në një fazë të re politike, ku qeveria e Péter Magyar synon të zhbëjë institucionet dhe strukturat e ngritura gjatë 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbán. /Pamfletipéter magyar hungari 4 Komente s ssfr 13 Korrik 2026, 22:32 do te behet edhe ne Shqiperi.. Përgjigjjuni o o nem du du oq foq 13 Korrik 2026, 22:38 Ja nje shembull konkret ku duhet ti referohet edhe Shqiperia. Përgjigjjuni R Rei 14 Korrik 2026, 08:51 Ky eshte nje shembull shume I mire per tu mare. Kjo eshte perfekte, por ke dhe shembullin e Kosoves qe eshte me afer nesh. Kaq popull I lodhur jemi sa nuk kemi fuqi te ndalojme keta pushtues, keta hajdut qe me radhe per 36 vjet na kane pire gjakun. Na lane rrugeve dhe po tallen me djersen tone. Turp per ne. Përgjigjjuni L L 14 Korrik 2026, 09:36 E mendoni qe Orbani nuk ishte kallepi i Rames. Orbani mbronte interesat kombetare, por pushteti i nje njeriu te vetem sjell vetvetiu nje varferim te demokracise.
Populli hungarez foli njezeri kunder korrupsionit, per nje Hungari te re, pa hijet e vjetera qe nuk lejonin te kuptohej e kaluara, per te ndertuar mbi baza te shendosha nje shtet te fuqishem dhe nje shoqeri te paster.
Nje kuriozitet: Ura madheshtore e Budapestit eshte financuar nga nje Shqiptar i famshem.
Ky imazh i ures me lumturon. Uroj qe shembulli hungarez te sherbeje si ure shpirterore per popullin shqiptar, nje ure qe do i lejoje te dali nga erresira ku e kane zhytur dhe mberthyer. E mbyll me kengen e Beatles, dedikuar Vlores dhe Laberise, dedikuar mbare Shqiperise.
" Here comes the Sun, and I say, " It's all right"
The smile's returning to the faces... Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA nis të martën bllokadën detare ndaj Iranit, anijet rrezikojnë konfiskimin 13 Korrik 2026, 22:1622:16Rajoni dhe Bota Franca dhe Ukraina firmosin marrëveshje historike: Kievi blen 16 avionë luftarakë Rafale dhe forcon mbrojtjen ajrore 13 Korrik 2026, 21:5821:58Rajoni dhe Bota Në luftë për të rrëzuar Marine Le Pen 13 Korrik 2026, 21:5721:57Rajoni dhe Bota Turizmi masiv, Vjena rrit taksën për vizitorët 13 Korrik 2026, 21:2921:29Rajoni dhe Bota Araghchi ironizon Trumpin: Hormuzi ka gjithmonë një rojë dhe ai është Irani 13 Korrik 2026, 21:1221:12Rajoni dhe Bota Alarm në Itali, mungesë karburanti në disa aeroporte; rrezikohen fluturimet 13 Korrik 2026, 19:0819:08Rajoni dhe Bota

