Lajme Zone
Humbi ndjenjat gjatë protestës, qytetari në gjendje të mirë shëndetësore
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Humbi ndjenjat gjatë protestës, qytetari në gjendje të mirë shëndetësore

Pas paraqitjes në QSUT, raportohet se qytetari që mbeti pa ndjenja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas paraqitjes në QSUT, raportohet se qytetari që mbeti pa ndjenja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është në gjendje të mirë shëndetësore. Spitali bën me dije gjithashtu se burri ka folur dhe është koshient. Ngjarja u regjistrua disa minuta më parë, kur forca të shumta policie dhe autoboti me ujë u drejtuan kundër protestuesve. Dyshohet se burri, për shkak të gazit lotsjellës dhe vrapit, është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Informacioni i plotë: Dr. Euglert Karriqi, mjek i Urgjencës në QSUT, informon mbi gjendjen shëndetësore të pacientit 53-vjeçar, S.K., i cili u transportua nga ekipi i Urgjencës Kombëtare, nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, drejt QSUT-së për ekzaminime dhe kujdes të specializuar mjekësor. Sipas mjekut, pacienti është i vetëdijshëm, pa deficite neurologjike dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Aktualisht ndodhet nën monitorim mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme. Një person mbetet pa ndjenja në bulevard, protestuesit i japin ndihmën e parë (VIDEO)