Lajme Zone
Hoxha takon Presidentin e Senatit të Rumanisë në Bukuresht, në fokus integrimi në BE dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve
PolitikëReport TV

Hoxha takon Presidentin e Senatit të Rumanisë në Bukuresht, në fokus integrimi në BE dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u takua me Presidentin e Senatit të Rumanisë, Mircea Abrudean, gjatë vizitës së tij në Bukuresht. Në qendër të bisedimeve ishte mbështetja e Rumanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe forcimi i bashkëpunimit institucional.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar pasditen e sotme (5 nëntor) me Presidentin e Senatit të Rumanisë, Mircea Abrudean, gjatë një vizite pune në Bukuresht. LEXO edhe...Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Rumanisë, si dhe angazhimi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Hoxha dhe Abrudean vlerësuan rolin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomacisë parlamentare në afrimin e dy vendeve. Një pjesë e diskutimeve iu kushtua rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mbështetjes së Rumanisë për këtë proces dhe përvojës së saj si vend anëtar i BE-së. “Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, shkroi Hoxha në rrjetin social X pas takimit. U.D/A.E/ReportTv.al Rumani Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.9% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 569 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?