Lajme Zone
Hoxha takon në Berlin deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer! Në fokus, integrimi europian dhe angazhimi i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor
PolitikëReport TV

Hoxha takon në Berlin deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer! Në fokus, integrimi europian dhe angazhimi i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), partisë që udhëheq koalicionin qeverisës në Gjermani.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), partisë që udhëheq koalicionin qeverisës në Gjermani. Beyer është anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut dhe mik i hershëm i Shqipërisë. Në qendër të bisedës ishin forcimi i marrëdhënieve shqiptaro-gjermane dhe nevoja për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tyre, si dhe rëndësia e një angazhimi edhe më të fortë të Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor. LEXO edhe...Ministri Hoxha nga Berlini: Besueshmëria, merita dhe progresi i prekshëm, tri parime kyçe për zgjerimin e BE-së Ministri Hoxha dhe deputeti Beyer diskutuan zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në kontekstin e zhvillimeve strategjike në Evropë, ata u ndalën te rëndësia e ruajtjes së një procesi të besueshëm zgjerimi, të bazuar në meritë. Bashkëbisedimi përfshiu gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë te zgjedhjet e fundit në Serbi dhe ndikimi i tyre në stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian. Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen për miqësinë e Beyer ndaj Shqipërisë, interesin e tij të vazhdueshëm për Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj së ardhmes evropiane të rajonit. SI.E./ReportTv.al Ferit Hoxha Peter Beyer Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 23.3% Asnjërin 21.3% Vota total: 507 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?