Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe Turizmit të Rumanisë. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministri Hoxha deklaroi se ekziston ende një potencial i konsiderueshëm, i pashfrytëzuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes bizneseve të dy vendeve. LEXO edhe...Ministrat e Jashtëm të Evropës Qendrore mblidhen në Bukuresht, Hoxha: Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar pa rajonin tonë “Identifikuam mundësi premtuese në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, shërbimeve digjitale, industrisë prodhuese dhe turizmit”, shkroi Hoxha në rrjetin social X pas takimit. “Prioriteti tani është që këtë potencial ta shndërrojmë në rezultate konkrete, përmes një agjende të dedikuar biznesi për vitin 2027, angazhimit të drejtpërdrejtë B2B dhe partneriteteve që sjellin përfitime të prekshme për të dyja ekonomitë”, përfi Ministri i Jashtëm. Më herët, Hoxha u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Dan Neculăescu, si dhe me Ministrin e Investimeve dhe Projekteve Evropiane, Alexandru-Mihai Ghigiu, me fokus mbështetjen teknike të Rumanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Xh.K/ReportTv.al Daniel-Cătălin Zamfir ministria e jashtme Rumani Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.4% Veliajn 19.7% Asnjërin 30.9% Vota total: 1318 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
