Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në votimet e sotme që mbahen në Serbi dhe të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike.
Në mesazhin drejtuar bashkëatdhetarëve në Luginë, Ministri Hoxha thekson se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike dhe një mundësi e rëndësishme që zëri i tyre të dëgjohet e të ketë peshën që meriton. “Çdo votë ka rëndësi. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, shprehet Ministri.
“Dilni dhe votoni. Për zërin tuaj, për të drejtat tuaja, për të ardhmen tuaj”, ishte ky mesazhi i Hoxhës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

