Lajme Zone
Hoxha i përgjigjet Vuçiçit: Mos i fryni zjarreve të luftës, marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci nuk është justifikim për militarizim në rajon
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hoxha i përgjigjet Vuçiçit: Mos i fryni zjarreve të luftës, marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci nuk është justifikim për militarizim në rajon

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale” Me këto fjalë iu përgjigj të hënën ministri i jashtëm Ferit H

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale” Me këto fjalë iu përgjigj të hënën ministri i jashtëm Ferit Hoxha deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dy ditë më parë, gjatë një ceremonie të Forcave të Armatosura në Banjicë ku tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë formuar aleancë kundër Serbisë në rajon, dhe për këtë arsye paralajmëroi ditë të vështira. LEXO edhe...Hoxha takohet me homologun kroat, Grliç-Radman përgëzon Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit: Po avancon drejt BE-së falë meritës së saj “Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam të ofrojmë atë që nevojitej. Në kohën e sotme të trazirave dhe mungesës së ligjit ndërkombëtar, në një kohë kur Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ditët e përgjegjësisë ju presin, ditë më të vështira po vijnë, për këtë jeni trajnuar”, tha Vuçiç të shtunën. Por për ministrin Hoxha, Serbia nuk duhet të ringjallë ndasitë e së kaluarës për të ushqyer tensione në rajon dhe të cënojë kështu të ardhmen e përbashkët europiane të rajonit “Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane", tha Hoxha. Marrëveshja ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë u nënshkrua në mars të 2025 dhe që prej asaj kohe, Beogradi e ka cilësuar si një aleancë kundër tij, duke e përdorur edhe si justifikim për shtimin e kapaciteteve ushtarake nga Kina dhe Rusia. Ora 19:32 Hoxha takohet me homologun kroat, Grliç-Radman përgëzon Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit: Po avancon drejt BE-së falë meritës së saj Foto:Ministrat Ferit Hoxha dhe Gordan Grliç-Radman në TiranëMbështetja e Kroacisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë ishte në qendër të takimit që ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Tiranë me homologun kroat, Gordan Grliç-Radman.Ministri kroat vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit, duke e cilësuar përparimin e arritur si rezultat jo vetëm i meritws por dhe reformave të ndërmarra."Shqipëria ka pritur gjatë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe mendoj që tashmë është koha. Më lejoni të përgëzoj Shqipërinë për përparimin e jashtëzakonshëm që ka arritur në rrugën e saj evropiane. Mbyllja e tre kapitujve është një moment i rëndësishëm që konfirmon përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për arritjen e objektivit strategjik, anëtarësimin në BE. Shqipëria jep shembull me arritjet e saj, ajo dëshmon se procesi i zgjerimit të BE është i besueshëm vetëm kur një vend respekton detyrimet e tij dhe arrin rezultate konkrete duke përmbushur kriteret e përcaktuara, ashtu siç e bëri dhe Kroacia. Kjo është rruga e vetme për të ecur përpara dhe Shqipëria ka arritur përparim mbresëlënës në këtë rrugë. Shqipëria po ecën me ritëm të mirë duke i tejkaluar edhe vendet e tjera kandidate dhe kjo falë meritave të saj. Ju inkurajoj të ecni në këtë rrugë dhe patjetër keni mbështetjen tonë të plotë" tha ai Nga ana e tij, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha se pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave, Shqipëria mbetet e vendosur të përmbushë të gjitha reformat me synimin për të mbyllur procesin teknik të negociatave brenda vitit 2027."Qeveria shqiptare vazhdon të punojë me përkushtim e angazhim të dorës së parë për të përmbushur të gjitha detyrimet dhe reformat e kërkuara, me qëllim realizimin e objektivave të vendosura, për mbylljen e procesit teknik të negocimit brenda vitit 2027. Në këtë proces nuk ka as pauzë e as pushim. Ne mbetemi tërësisht të vendosur të ruajmë këtë moment dhe ritëm, dhe të sigurojmë që çdo reformë që ndërmarrim të sjellë përfitime afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe të forcojë besueshmërinë e shoqërisë shqiptare në këtë proces."Hoxha falënderoi gjithashtu Kroacinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se Zagrebi ka kontribuar jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë gjatë negociatave. Nw kwtw aspekt, ai garantoi angazhimin e vendit tonw pwr njw rajon tw paqtw e tw zhvilluar.Shqipëria do të mbetet e angazhuar për një Ballkan Perëndimor të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit, tërësisht të orientuar drejt familjes evropiane ku i takon. Në këtë rrugë, Kroacia, si vend anëtar i BE-së, mbetet një partnere aktive, e besueshme dhe domosdoshme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e Rajonit" tha Hoxha Share U.D/ReportTv.al Kroaci kosove serbi Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.4% Jo 29.7% Nuk e di 6.9% Vota total: 5617 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?