Gjoka, Gjikuria, Kollçaku, Qendro dhe Bega po betonizojnë Palasën, Drimadhën dhe Dhërmiun me resorte, po gërryejnë 137 hektarë mal në Ilias dhe po hedhin inertet në det, ndërsa IKMT i "ndëshkon" me 6 gjoba qesharake prej 500 mijë lekësh të vjetra Nëse dikush do të hapte dosjet e shkatërrimit mjedisor në jug, do të zbulonte se të njëjtat falsifikime si në Zvërnec i ka bërë dhe Lenc Gjikuria, miku dhe maska e oligarkëve në grabitjen e maleve dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.
Prej 6 vitesh, në arkivat e IKMT-së dhe Policinë e Shtetit, është një dosje me objekt shkatërrimin e 137 hektarë pyjeve në malin e Iliasit-Dhërmi, të kryera nga Lenc Gjikuria me leje të falsifikuara dhe 6 gjoba qesharake që i kanë kushtuar më pak se një apartament në Tiranë.
Për ligjërimin e grabitjes së këtyre tokave malore, Lenc Gjikuria bashkëpunoi me IKMT, i cili gjatë viteve 2020-2026 gjobiti me shuma tallëse 5 kompanitë e mëdha, mes tyre Gjoka Konstruksion e Rrok Gjokes, Anchor Beton i Ard Kollçakut, Eral Construction i Gramoz dhe Ervin Qendros dhe Beton Express e Mond Begos, të cilat po i hedhin inertet në detin e Palasës, Drimadhës dhe Dhërmiut.
Por ndër të gjithë këta, Ard Kollçaku zë një vend të veçantë në këtë rrjet shkatërrimi. I njohur në qarqet e ndërtimit si "lavatriçe" e trafikantëve, Kollçaku ka ndërtuar perandorinë e tij të betonit mbi një histori të dyshimtë lidhjesh me persona të hetuar për trafik droge dhe pastrim parash. Përmes "Anchor Beton", ai jo vetëm që po betonizon bregdetin e Jugut, por sipas SPAK, ka shërbyer si mekanizëm legalizimi për kapitalin e pistë që vjen nga tregjet e errëta. Ndërsa IKMT e gjobit me shuma qesharake, Kollçaku vazhdon të zgjerojë aktivitetin, duke e ditur mirë se gjobat janë thjesht çmimi i një leje të pashkruar për të vazhduar.
Menjëherë pas hapjes së sezonit turistik, IKMT filloi të gjobiste me vlera tallëse këto kompani për të treguar se "punon", por në fakt i la të vazhdonin pa asnjë ndalim, me marrëveshjen që Lenc Gjikuria të gërryente malin e Iliasit deri te kishat shekullore dhe Ard Kollçaku të vazhdonte të pastronte paratë e trafikantëve përmes betonit.
Me 6 gjoba qesharake të firmosura në vitet 2020-2026, gjatë qeverisjes së tyre, IKMT mbajti fjalën dhe i lejoi Lenc Gjikurisë dhe Ard Kollçakut, de facto kumbarëve të betonit dhe lavatriçes së trafikantëve, shkatërrimin e 137 hektarë pyjeve në Ilias dhe betonizimin e pacensuruar të bregdetit.
Ndërsa IKMT i dha gjobat qesharake për shkatërrimin në Iliaz dhe betonizimin në Palasë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pezullimeve të rreme, mospranimit të ankesave të banorëve dhe pranimit të raporteve false mjedisore, duke e kthyer gjobën në leje për të vazhduar.
Drejtësia shqiptare e ka shumë të lehtë të vërtetojë shkatërrimin e maleve nga Lenc Gjikuria në Dhërmi, madje edhe në Palasë, Drimadhë, Borsh e Himarë; dhe rolin e Ard Kollçakut si lavatriçe e trafikantëve, duke ballafaquar dosjet në IKMT, në Agjencinë e Mjedisit, në Prefekturën e Vlorës dhe në kadastrat e Jugut, por edhe duke hapur dosjet e pastrimit të parave që lidhin Anchor Beton me emra të njohur të trafikut.
Po ashtu, mund të hetohet edhe gurorja e Iliazit, ku Gjikuria në 2026 ka nisur aktivitetin me gërmime masive, duke rrezikuar jo vetëm ekosistemin, por kishat ortodokse shekullore të shpallura pasuri kombëtare, të cilat dridhen nga lëkundjet dhe pluhuri i makinerive të rënda. Gjoba më e lartë që ka marrë Gjikuria për këtë shkatërrim është 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa fitimi nga gërryerja e malit llogaritet në miliona euro. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Armando Subashi mori kompetencat e ministrit dhe hapi rrugën për privatizimin e 360 ha tokë publike në Fier, ku është SPAK? 22 Korrik 2026, 17:5217:52Anti-Mafia "Toka, betoni dhe pazari i heshtur": Si Elvis Pengili dhe banda e Kadastrës së Durrësit i kthyen legalizimet në perandori milionash 20 Korrik 2026, 18:1018:10Anti-Mafia Si e shpëtoi Trifon Muratajn, 'Xhepi i ryshfeteve': 2 tonë kokainë, por 'Bana King' ishte 'viktimë' 20 Korrik 2026, 12:3712:37Anti-Mafia Premtoi se do vidhte me lezet, Eduard Shalsi me 6 shtëpi dhe 2 garazhe; si u bë milioner deputeti i Ramës? 19 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Shkëlzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari; dy bosët e Gërdecit që Altin Dumani i shmangu nga hetimi 18 Korrik 2026, 19:4819:48Anti-Mafia Mban në këmbë makinerinë ruse, BE përgatit goditjen ndaj 'Raiffeisen Bank' 18 Korrik 2026, 16:2016:20Anti-Mafia

