Lajme Zone
Horoskopi i ditës, 11 tetor 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë
Të tjeraCNA

Horoskopi i ditës, 11 tetor 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Nën ndikimin e madh të Venusit, ju do t’i jepni më shumë prioritet se kurrë më parë jetës në çift. Beqarët do të bëjnë mirë të shfrytëzojnë çdo mundësi që do t’u jepet për të ndryshuar statusin. Në planin financiar duhet t’i hidhni hapat të mirëmenduar, sepse në të kundërt mund të keni vështirësi. DEMI Çështjet e zemrës kanë për t’ju ecur për mrekulli sot ju të dashuruarve. Do t’i sqaroni ed

DASHI

Nën ndikimin e madh të Venusit, ju do t’i jepni më shumë prioritet se kurrë më parë jetës në çift. Beqarët do të bëjnë mirë të shfrytëzojnë çdo mundësi që do t’u jepet për të ndryshuar statusin. Në planin financiar duhet t’i hidhni hapat të mirëmenduar, sepse në të kundërt mund të keni vështirësi.

DEMI

Çështjet e zemrës kanë për t’ju ecur për mrekulli sot ju të dashuruarve. Do t’i sqaroni edhe disa mosmarrëveshje të së shkuarës dhe gjithçka ka për t’ju ecur mirë. Beqarët duhet të tregohen të matur, në mënyrë që gjithçka t’u ecë për mrekulli. Financat do të varen nga mënyra se si ju do t’i menaxhoni.

BINJAKËT

Do t’ju mungojë qëndrueshmëria sot ju të dashuruarve dhe gjërat nuk kanë për t’ju ecur siç e kishit ëndërruar. Do të jeni kokëfortë dhe të paqëndrueshëm. Beqarët nuk duhet të bëjnë gjëra me nxitim, sepse do të pendohen shpejt dhe do të vuajnë. Për financat do të jetë një ditë e begatë. GAFORRJA

Shprehini më shumë ndjenjat sot ju të dashuruarit, sepse në këtë mënyrë do ta bëni edhe partnerin të ndihet më mirëBeqarët do të kenë plot mundësi për të ndryshuar statusin, por nuk do të guxojnë të hedhin hapa. Plutoni do të ndikojë negativisht në planin financiar dhe do t’ju shtyjë drejt gabimeve të mëdha. LUANI

Do të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël sot ju të dashuruarit, në mënyrë që gjërat të kenë ndonjë ndryshim të vogël në jetën në çift.Beqarët nuk do të ndihen aspak gati për të ndryshuar statusin e tyre dhe do t’i refuzojnë ftesat që do t’u bëhen. Në planin financiar do të jeni të qartë për hapat që do të hidhni dhe nuk do të bëni asnjë lloj gabimi.

VIRGJËRESHA

Nuk do të keni as vështirësinë më të vogël sot ju të dashuruarit dhe gjithçka ka për t’ju ecur mirë në jetën në çift. Beqarët nuk duhet në asnjë moment të hidhen në krahët e dikujt që nuk e njohin. Në planin financiar mhuni të tregoheni të kujdesshëm.

PESHORJA

Gjërat kanë për t’ju ecur më së miri sot juve që jeni në një lidhje, edhe pse kohët e fundit ia keni acaruar disi ndjenjat atij që keni në krah. Beqarët do të ndihen si të përhumbur dhe nuk do t’i pranojnë ftesat që do t’u bëhen. Gjendja e financave do të vazhdojë edhe për disa kohë të mbetet delikate. AKREPI

Mendoni të largoheni nga rutina e jetës së përditshme dhe provoni eksperienca të reja me partnerin tuaj sot. Beqarët do të jenë të papërqendruar dhe nuk do t’i pranojnë për asnjë çast ftesat që do t’u bëhen. Gjendja e financave do të jetë herë pas here delikate. SHIGJETARI E gjithë atmosfera që do të krijohet në jetën tuaj në çift sot do të varet nga sjellja juaj. Beqarët do ta kenë mendjen te një dashuri e humbur dhe nuk do t’u japin asnjë mundësi atyre që do t’i joshin. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshëm. BRICJAPI

Do të mbylleni në vetvete sot ju të dashuruarit dhe nuk do të mund të ruani një komunikim të ngrohtë me partnerin. Beqarët do të jenë të paqartë për atë që duan të bëjnë dhe do të ngurrojnë të hedhin hapa. Gjendja e financave do të vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë.

UJORI

Asgjë nuk ka për t’ju ecur mirë juve që jeni në një lidhje; përkundrazi, do të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Beqarëve do t’u rrahë zemra fort për një person dhe do të bëjnë të pamundurën për ta tërhequr pas vetes. Sektori i financave do të përmirësohet falë ndihmës së disa familjarëve.

PESHQIT

Shprehini sa më shumë ndjenjat gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje, sepse vetëm në këtë mënyrë atmosfera do të fillojë të ngrohet. Beqarët do të jenë materialistë dhe do të kërkojnë persona të pasur. Me financat duhet të tregoheni sa më të matur, sepse gabimi më i vogël mund të sjellë probleme pa fund. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.