Lajme Zone
Homazh i përjetshëm! Aeroporti i Nashville do të riemërtohet në nder të Dolly Parton, komisioni voton unanimisht
KulturëReport TV

Homazh i përjetshëm! Aeroporti i Nashville do të riemërtohet në nder të Dolly Parton, komisioni voton unanimisht

Emri i Parton, e cila vdiq muajin e kaluar në moshën 80-vjeçare, do të përjetësohet në aeroport, megjithëse procesi do të kërkojë kohë për t’u përfunduar. Gjatë jetës së saj, Parton nuk besonte se ideja, e cila u hodh vitin e kaluar, do të bëhej realitet.

Aeroporti i Nashville-t do të riemërtohet në nder të Dolly Parton, pasi bordi i komisionerëve votoi unanimisht në favor, si homazh për këngëtaren nga malet Smoky, e cila vlerësohet se sjell rreth 1.8 miliardë dollarë çdo vit në Tenesi përmes parkut të saj argëtues Dollywood. Emri i Parton, e cila vdiq muajin e kaluar në moshën 80-vjeçare, do të përjetësohet në aeroport, megjithëse procesi do të kërkojë kohë për t’u përfunduar. LEXO edhe...Ndërroi jetë nga kanceri, Dolly Parton varroset pranë të shoqit në Nashville Gjatë jetës së saj, Parton nuk besonte se ideja, e cila u hodh vitin e kaluar, do të bëhej realitet. “Besoj se kjo është më shumë një shaka se çdo gjë tjetër,” i tha Parton gazetës Tennessean. “Dua të them, tingëllon vërtet bukur të thuash: ‘Fluturimi juaj niset nga D. Parton i Nashville-t.’” Nisma për riemërtimin mori më shumë mbështetje muajin e kaluar, kur kryetari i bashkisë së Nashville-t, Freddie O’Connell, dhe guvernatori i Tenesit, Bill Lee, përkrahën për ndryshimin e emrit. “Jeta e jashtëzakonshme e Dolly Parton është e ndërthurur përgjithmonë me identitetin e shtetit tonë,” tha Lee në një deklaratë, duke vlerësuar atë që ai e quajti “shpirtin e saj të përkushtimit ndaj Tenesit”. Pas votimit të komisionerëve të aeroportit në favor të ndryshimit, Lee tha se ky ishte një “hap i rëndësishëm për të nderuar trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme”, pasi “Dolly ka ndihmuar gjithmonë botën të dashurohet me Tenesin”. Aeroporti i NashvilleNdryshimi i emrit ka të ngjarë të jetë i kushtueshëm, pasi do të kërkojë vendosjen e tabelave të reja në të gjithë sipërfaqen prej 1,700 hektarësh, si dhe përditësimin e monumenteve të aeroportit, artikujve promocionalë, autobusëve të transportit, uniformave, kartave të biznesit, kontratave ligjore dhe qirave. Autoriteti i Aeroportit Metropolitan të Nashville-t tha në një deklaratë: “Ndërsa emri përfundimtar ende nuk është përcaktuar, ne po punojmë ngushtë me palët përkatëse për të përcaktuar me kujdes se si emri dhe trashëgimia e Dolly Parton do të përfshihen.” P.J/ReportTv.al dolly parton Nashville Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6468 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?