I ftuar këtë të premte në Euronews Albania në Review me Greta Topjana, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në OKB shërbeu më shumë si një platformë për të justifikuar problematikat e brendshme politike sesa për të adresuar çështjet globale. Ai kritikoi gjithashtu mospërmendjen e Kosovës në aspektin makro, siç janë njohjet apo izolimi, ndërsa theksoi dhe raportim problematik që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti. “Ai nuk i flet OKB-së, ai i flet krerëve të shteteve që janë në OKB. Se OKB-së po t’i flasësh me këtë gjuhë nuk ta kupton fare. Kështu që ai nuk i flet atyre. Ai ka folur të pranishmëve, jo ambasadorëve që janë atje, me siguri atyre krerëve të shteteve që kanë qenë në sallë. Pra është një lloj justifikimi për gjithë problematikën që ka brenda vendit. Për Kosovën ka bërë një gabim. Duhet të përmendte pjesën e njohjeve, pjesën e izolimit. Pra mund të fliste në aspektin makro. Por ka dhe një gjë: Raporti i tij kaq problematik me zotin Kurti dhe qasja e kritikat e zotit Kurti që Shqipëria ka një qasje paternaliste ndaj Kosovës, që ka pasur deri dy-tre vite më parë, akuzat e zotit Kurti dhe krerëve të Vetëvendosjes për ndërhyrje, madje një prej tyre, zoti Kraksi, edhe ditën që u dha vendimi për zotin Thaçi, Veseli, Rexhep Selimi, Krasniqi etj zoti Kraksi, deputeti i Vetëvendosjes, tha që: “Sa herë zoti Rama flet, na prish punë.” Pra Kosova nuk ia kërkon një gjë të tillë. Qasje paternaliste që Shqipëria e ka pasur më herët. Gjishsesi edhe diçka mund ta përmendte, sepse ka një deklaratë shumë të fortë, po shumë të fortë që unë kam dëgjuar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Marco Rubio, Sekretari i Shtetit, tha: “Serbia është e përfshirë në aktivitete shumë problematike dhe shpërthyese në rajon”, u shpreh ai.
