Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Skënder Hita ka firmosur ndryshime në kupolën e bluve në disa qarqe të vendit. Mësohet se drejtor i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë është emëruar Luigj Vathi, i cili ka qenë më herët drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. LEXO edhe...Edicioni i 17-të të Kolonisë Ndërkombëtare të Artit, 20 artistë nga e gjithë bota mblidhen në Pogradec Ndërkohë Gëzim Zhupaj, i cili mbante këtë detyrë përreth 2 vite është transferuar shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Po ashtu burime bëjnë me dije se Hita pritet të emërojë në krye të policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderajn, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Fatmir Hoxhën. Në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera emërime dhe transferime në qarqe të ndryshme të vendit. Ndryshimet vijnë pak ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji i ri i Policisë së Shtetit, që tashmë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mund të kryejë emërime të drejtorëve dhe të shefave të Komisariateve pa garë, nëse ai e sheh të arsyeshme se i japin impulse të reja rendit dhe qetësisë publike. Prej shtatorit 2024, një praktikë e tillë ishte e pamundur, me ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit të asaj kohe, i cili i hapi rrugë konkurrimit për nivelet më të larta drejtuese te blutë. R.Xh/ReportTv.al Skënder Hita Fatmir Hoxha Kastriot Skënderi ndryshime ne polici Gezim zhupaj Luigj Vathi Korce policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.9% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.4% Vota total: 2193 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
