Një video prekëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Golemi, ku shihet një fëmijë i moshës së vogël duke kërkuar lëmoshë në ambientet e një biznesi.
Qytetari që ka dërguar pamjet shprehet i shqetësuar për gjendjen e fëmijës, i cili, sipas tij, ka një deformim të rëndë fizik dhe lëviz me vështirësi.
Nga pamjet e siguruara nga JOQ Albania vërehet se fëmija ecën mes tavolinave të lokalit duke kërkuar ndihmë nga klientët. Nuk dihet nëse ai shoqërohet nga familjarë apo kush kujdeset për të.
Ky është një rast që kërkon vëmendjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse. Nëse bëhet fjalë për një fëmijë në nevojë, ai duhet të identifikohet, të verifikohet gjendja e tij shëndetësore dhe sociale dhe t'i ofrohet mbështetja e nevojshme, jo të endet rrugëve duke kërkuar lëmoshë.
JOQ Albania u bën thirrje strukturave të mbrojtjes së fëmijëve, Shërbimit Social Shtetëror dhe autoriteteve vendore në Durrës të verifikojnë rastin dhe të ndërhyjnë sa më shpejt, në mënyrë që këtij fëmije t'i ofrohet ndihma dhe kujdesi që meriton. Një video prekëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Golemi, ku shihet një fëmijë i moshës së vogël duke kërkuar lëmoshë në ambientet e një biznesi. Qytetari që ka dërguar pamjet shprehet i shqetësuar për gjendjen e fëmijës, i cili, sipas tij, ka një deformim të rëndë fizik dhe lëviz me vështirësi. Nga pamjet e siguruara nga JOQ Albania vërehet se fëmija ecën mes tavolinave të lokalit duke kërkuar ndihmë nga klientët. Nuk dihet nëse ai shoqërohet nga familjarë apo kush kujdeset për të. Ky është një rast që kërkon vëmendjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse. Nëse bëhet fjalë për një fëmijë në nevojë, ai duhet të identifikohet, të verifikohet gjendja e tij shëndetësore dhe sociale dhe t'i ofrohet mbështetja e nevojshme, jo të endet rrugëve duke kërkuar lëmoshë. JOQ Albania u bën thirrje strukturave të mbrojtjes së fëmijëve, Shërbimit Social Shtetëror dhe autoriteteve vendore në Durrës të verifikojnë rastin dhe të ndërhyjnë sa më shpejt, në mënyrë që këtij fëmije t'i ofrohet ndihma dhe kujdesi që meriton.

