KUKES- Rënia e nivelit të ujit në Fierzë ka nxjerrë në sipërfaqe bunarin monumental (pusin) të vitit 1928 dhe bazamentin ku dikur ishin vendosur fillimisht busti i Ahmet Zogut e më pas i Skënderbeut. Historiani Paulin Zefi hedh idenë e nxjerrjes së dy objekteve me vlera historike dhe vendosjes së tyre në qytetin e Kukësit. “Është e domosdoshme që Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë, të ndërhyjë për zhvendosjen e këtyre dy objekteve. Gjatë këtyre ditëve duhet të bëhet një ekspertizë, të përllogariten peshat dhe të përcaktohet mënyra se si mund të ndahen në pjesë të ndryshme, për t'u zhvendosur dhe rimontuar në qytet”, tha Zefi. LEXO EDHE:Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) Por, për arkitektin Andrit Shehu, zhvendosja nuk është zgjidhja, pasi cenon historinë. “Gjykoj se këto dy objekte nuk duhet të zhvendosen, sepse i përkasin asaj zone, asaj historie, atij qyteti që është nën ujë. Vlerat që ato kanë dhe mbartin i kanë pikërisht aty ku ndodhen, nën ujërat e liqenit të Fierzës. Edhe po t'i referohemi UNESCO-s dhe parimeve të saj, duhet të ketë një afat kohor mbi 100-vjeçar për rrënojat që ndodhen nën sipërfaqet ujore, që të marrin vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të kërkohet mbrojtje me ligj”, tha Shehu. Sipas tij, qyteti i vjetër duhet të promovohet përmes ekspozitave, fotografive dhe materialeve informuese. “Në rastin konkret kemi të bëjmë me monumentin që dëshmon periudhën kur është vendosur busti i Mbretit Zog dhe një moment tjetër, i cili dëshmon se pas bustit të Mbretit Ahmet Zogu është vendosur busti i Skënderbeut, heroit kombëtar, i punuar nga Odhise Paskali”, përfi Shehu. Kukësi i Vjetër ishte një vendbanim i lashtë, me gjurmë që nga periudha e neolitit, i cili njohu zhvillim të rëndësishëm gjatë shekullit XX. Në vitin 1962 filloi ndërtimi i Kukësit të Ri, pas vendimit për përmbytjen e qytetit të vjetër për ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës. Në vitin 1978, Kukësi i Vjetër u përmbyt nga ujërat e liqenit të Fierzës. R.D / E.H E.H Shqiptarja.com TAG: Andrit Shehu Paulin Zefi objekte historike fierza Kukes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 70.8% Protesta 23.6% Asnjëra 5.7% Vota total: 1587 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
