Hyseni-Rama-Agasi Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet nesër qytetarëve menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara. Adresimi vjen vetëm pak ditë pas zhvillimeve të forta në dosjen që ka përfshirë ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasin... Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet nesër me një mesazh qytetarëve shqiptarë, menjëherë pas përfundimit të vizitës së tij në New York, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Adresimi pritet të bëhet nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, sapo kreu i qeverisë të mbërrijë në Shqipëri. Njoftimi është shpërndarë me urgjencë nga zyra e Kryeminisitrisë. Por Rama kthehet në Tiranë në një moment kur zhvillimet politike dhe hetimore janë përqendruar te një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare.
Në qendër të vëmendjes është dosja që ka përfshirë Vlora Hysenin dhe biznesmenin Ergys Agasi. Hyseni është vendosur në masën “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra në kuadër të një fraksioni të hetimit të SPAK që lidhet me dosjen e AKSHI-t. Ajo dyshohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”. Prapaskenat drithëruese të operacionit të SPAK ndaj Vlora Hysenit
26 Shtator, 14:17 Hetimi ka nxjerrë në pah komunikime të shumta mes Hysenit dhe Ergys Agasit gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në kërkim. Sipas materialeve të dosjes të bëra publike në media, në automjetin e Agasit janë sekuestruar edhe nëntë printime me diagrama që përmbanin të dhëna të ngjashme me materiale të prodhuara nga SHISH.
Në media janë publikuar gjithashtu pjesë të komunikimeve mes Hysenit dhe Agasit, ndërsa sipas SPAK ka pasur mbi 500 kontakte mes tyre gjatë kohës që Agasi ishte në arrati.
Sipas pjesëve të publikuara në media, Hyseni i përcillte Agasit informacione edhe për takime me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Rama kur plasi skandali u distancua, por këto ditë ka qëndruar në heshtje. Nesër pritet një qëndrim i qartë i tij. Rama “lan duart” me Vlora Hysenin: Nuk bëjmë avokatinë e askujt, lirohet menjëherë nga detyra
22 Shtator, 15:33 Ora e daljes së Ramës nuk është përcaktuar ende. Zyra e shtypit e Kryeministrisë ka njoftuar se nisja nga aeroporti JFK në New York mbetet e pakonfirmuar për shkak të kushteve të këqija atmosferike atje.
“Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite”, thuhet në njoftim.
Kështu, pas ditëve në New York, Rama do të zbresë në Tiranë me një dosje të nxehtë që e pret në debatin publik. Thrilleri i spiunazhit në stilin shqiptar dhe alarmi që mbërrin në NATO!
26 Shtator, 15:43 rama agasi hyseni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Debati për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama nga Nju Jorku: Projekte delikate për mjedisin, po studiojmë risqet reale 26 Shtator 2026, 21:0521:05Politike New York-u plot me liderë, Rama “thatë” me takimet; përfn sërish te diaspora 26 Shtator 2026, 20:5120:51Politike Oltion Çaçi i Sarandës si agjenci imobiliare: Katër objekte me qira, shet tre apartamente dhe mbi 2 mln euro kredi 26 Shtator 2026, 19:5419:54Politike Rama apo shqiptarët, kush do të rezistojë më gjatë? 26 Shtator 2026, 18:3718:37Politike “Do shihemi së shpejti”/ Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë ish-ministri? 26 Shtator 2026, 17:1217:12Politike “Po shkelni vendimin e Kushtetueses", Bardhi letër Peleshit: Ngrini Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 26 Shtator 2026, 17:0917:09Politike

