Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë / 15 drejtorë të emëruar klientelisht nga PD, PS, PBDNJ, PDK e LSI, 14 ministra që kanë lejuar e fshehur vjedhjet; nga Paskal Cullufi te Ogerta Manastirliu, Enkelejd Joti e Albana Fico. Fondet u rritën nga 35-45 milionë euro në 2005-2013 në 139 milionë euro në 2026, ndërsa drejtorët e larguar emërohen në detyra të tjera të larta... Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë është një ndër 5 institucionet e entet publike të konstatuara me rekord korrupsioni dhe vjedhje të fondeve shtetërore të investimeve, ilaçeve, pajisjeve e materialeve mjekësore.
Pas vitit 2005, në këtë qendër spitalore, më e madhja e vendit, kanë qenë 15 drejtorë të emëruar klientelisht nga krerët e PD-së, PS-së, PBDNJ-së, PDK-së e LSI-së, si individë të besuar e të guximshëm për të pranuar, inskenuar, firmosur dhe realizuar vjedhjet e fondeve.
Të 14 ministrat e Shëndetësisë në vitet 2005-2026 jo vetëm kanë lejuar drejtorët e QSUT-së "Nënë Tereza" të firmosin vjedhjet, por u kanë krijuar terren të vjedhin dhe u kanë fshehur dëmet e shkaktuara.
Sipas auditimeve të brendshme të QSUT-së, të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka rezultuar se drejtorët kanë abuzuar me mesatarisht 35% të fondeve të çdo viti.
Abuzimet janë bërë me planifikimin e fondeve të larta limit dhe të kontratave të tenderëve për investimet ndërtimore, blerjen e ilaçeve, furnizimin e depos farmaceutike spitalore, materialeve mjekësore, pajisjeve, mirëmbajtjes e shërbimeve mbështetëse.
Fondet që ka dhënë shteti për QSUT-në "Nënë Tereza" kanë qenë në vlera 35-45 milionë euro për çdo vit gjatë periudhës 2005-2013, kur drejtorë ishin Paskal Cullufi, Mati Pepa, Gjeorgjina Kuli, Ilir Dashi (i ndjerë), Saimir Ivziku e Helidon Bushati.
Ndërsa fondet që ka dhënë shteti për çdo vit gjatë periudhës 2014-2025 kanë qenë 52 milionë euro deri në 100 milionë euro, kur drejtorë të QSUT-së "Nënë Tereza" ishin Ogerta Manastirliu, Enkelejd Joti, Albana Fico, Alma Cani, Donjeta Bali e Florenc Spaho.
Vetëm për vitin 2026, shteti i ka dhënë 139 milionë euro fonde, të cilat janë administruar nga Anxhela Paparizo deri më muajin qershor dhe nga Rudina Degjoni, që vazhdon të jetë në detyrë.
Kohë më të gjatë qëndrimi në drejtimin e QSUT-së "Nënë Tereza" kanë qenë 3 të besuarit e kryeministrit Edi Rama, konkretisht: Ogerta Manastirliu në shtator 2013 - mars 2017; Enkelejd Joti në prill 2017 - nëntor 2021 dhe Albana Fico në dhjetor 2021 - mars 2024, periudhë 11-vjeçare, kur sipas KLSH-së është bërë batërdi me fondet.
Por asnjë prej tyre nuk është prekur nga drejtësia, madje kryeministri Edi Rama i ka emëruar në detyra të tjera: Ogerta Manastirliu, deputete dhe ministre Shëndetësie; Enkelejd Joti, drejtor i RTSH-së dhe prej muajit prill 2023 është Zv/Ministër i Mbrojtjes, ndërsa Albana Fico në Universitetin e Mjekësisë.
Por dhe dy drejtorët Florenc Spaho e Anxhela Paparizo, pas largimit nga drejtimi i QSUT-së "Nënë Tereza", njëri u emërua drejtor i policisë shtetërore "Illyrian Guard", ndërsa tjetra u emërua drejtoreshë e Agjencisë së Vetëqeverisjes Vendore në Kryeministri./Pamfleti 15 drejtorët e qsut rekord korrupsioni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Pse protestat popullore dështojnë kur bëhen në stilin e Hamas-it? 17 Nëntor 2026, 14:0714:07Dosja e zezë I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut dhe gruas së tij; mes tyre kompani farmaceutike 17 Nëntor 2026, 11:5011:50Dosja e zezë Si e ndaluan Niko Peleshi dhe Ervin Mete shitjen e repartit ushtarak që Edi Rama po ia jepte Gjergj Lucës me dokumente false 16 Nëntor 2026, 12:1212:12Dosja e zezë Dosja sekrete e Baton Haxhiut: Pse Ministria e Brendshme kundërshtoi shtetësinë dhe kush ia hapi rrugën në Shqipëri? 15 Nëntor 2026, 16:5816:58Dosja e zezë Elbasani në duart e krimit, dosja e SPAK që kërcënon kupolën socialiste 14 Nëntor 2026, 19:1519:15Dosja e zezë Veton Surroi hap dosjen e Baton Haxhiut: Nga takimet me sigurimin serb te korridoret e pushtetit në Tiranë 14 Nëntor 2026, 15:5515:55Dosja e zezë

