Kur Hollywood vendosi të sillte në ekran historinë e një bosi të pamëshirshëm të mafias në Çikago, Al Capone nuk qëndroi duarkryq. Gangsteri më i famshëm i Amerikës jo vetëm që ndoqi nga afër projektin, por, sipas një dokumentari të ri, ushtroi presion mbi skenaristin dhe producentët që filmi të mos ishte një pasqyrim i drejtpërdrejtë i jetës së tij. Kjo histori rrëfehet në dokumentarin "Hollywood Crime Story: The Mob Takes Over the Movies", që ka nisur të transmetohet në AMC+. Sipas tij, organizata kriminale e Capones dërgoi përfaqësues në Los Anxhelos për të parë se si po realizohej "Scarface", filmi i vitit 1932 që konsiderohet sot një klasik i kinemasë. LEXO edhe...Rama ndan pamjet: Iso-polifonia shqiptare frymëzon kolonën zanore të filmit me regji të Christopher Nolan, “The Odyssey” Edhe pse personazhi kryesor quhej Tony Camonte, për publikun e kohës ishte e qartë se ai ishte frymëzuar nga Al Capone. Edhe nofka "Scarface" ishte identike me atë të gangsterit, i cili e kishte marrë pas një plage në fytyrë. Sipas Claire White nga Muzeu i Mafias në Las Vegas, Capone u shqetësua sapo mori vesh për filmin dhe kërkoi që historia të mos tregonte besnikërisht jetën e tij. Ai donte që personazhi të shfaqej si elegant, karizmatik dhe jo si një kopje e tij. Për këtë arsye, njerëzit e mafias u interesuan drejtpërdrejt për projektin. Ata u takuan me skenaristin Ben Hecht, i cili u dha garanci se filmi nuk do të bazohej plotësisht në jetën e Capones. Në atë kohë, lidhjet mes mafias dhe Hollywood-it po forcoheshin. Bashkëpunëtori i Capones, Johnny Rosselli, ishte vendosur në Los Anxhelos për të krijuar kontakte me drejtuesit e studiove filmike. Ai shoqërohej me yje të kinemasë, luante golf me drejtues të studiove dhe kishte krijuar marrëdhënie me producentë të rëndësishëm. Vetë Capone vizitoi Los Anxhelosin në vitin 1927. Ai qëndroi në hotelin Biltmore me emër të rremë dhe, sipas dokumentarit, vizitoi edhe rezidencën e aktorit Douglas Fairbanks. Megjithatë, prania e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe policisë, e cila e detyroi të largohej nga qyteti. Xhirimet e "Scarface" nisën në vitin 1931, me regji të Howard Hawks dhe producent Howard Hughes. Dokumentari thotë se producentët u kujdesën që njerëzit e mafias të ndiheshin pjesë e procesit, për të shmangur përplasjet me organizatën kriminale. Kur filmi u publikua në vitin 1932, ai hasi probleme me censurën, ndërsa skenat e dhunshme tronditën publikun. Sipas raportimeve të kohës, një grua humbi ndjenjat gjatë ditës së parë të shfaqjes. Sot, "Scarface" konsiderohet një nga filmat që vendosi themelet e zhanrit të mafias në Hollywood. Dokumentari argumenton se ndikimi mes botës së krimit dhe industrisë së filmit ishte i ndërsjellë: Hollywood fitoi histori që u kthyen në klasike, ndërsa mafia ndërtoi një pjesë të mitit të saj edhe përmes mënyrës se si u portretizua në ekran. U.D/ReportTv.al al capone scarface mafia Hollywood film Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.4% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5286 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

