Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Hiqen 2 pika dhe 4 interpelanca nga rendi i ditës, Blushi: Rama sot është këtu! Shpresoj që Braçe të dalë gjallë, s’ka axhendë tjetër veç ‘Territoriales’


Me mbylljen e diskutimeve për ‘Territorialen’ në Kuvend, opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës. Kreu i grupit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se arritja e parë e sulmeve me vezë është ardhja e Ramës në Kuvend. Më pas shtoi se shpreson që Erion Braçe, deputeti socialist kundër këtij propozimi të reformës territoriale, “të dalë gjallë” nga ‘pengmarrja.’ Blushi ritheksoi se ‘Territorialj

Me mbylljen e diskutimeve për ‘Territorialen’ në Kuvend, opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës. Kreu i grupit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se arritja e parë e sulmeve me vezë është ardhja e Ramës në Kuvend. Më pas shtoi se shpreson që Erion Braçe, deputeti socialist kundër këtij propozimi të reformës territoriale, “të dalë gjallë” nga ‘pengmarrja.’ Blushi ritheksoi se ‘Territorialja’ është pika më e rëndësishme e rendit të ditës. LEXO edhe...Hiqen 2 pika dhe 4 interpelanca nga rendi i ditës, Blushi: Rama sot është këtu! Shpresoj që Braçe të dalë gjallë, s’ka axhendë tjetër veç ‘Territoriales’ “Kushdo që u tall me vezët, besoj që e kuptoi që rezultati i parë u arrit. Edi Rama sot është këtu, në këtë ambient. Zgjodhi të vinte i maskuar me traditën e paraardhësve të tij. Së dyti, uroj që Erion Braçe të dalë gjallë nga salla ku është marrë peng tani nga Edi Rama. Ju rikujtoj që s’mund të ketë asnjë axhendë tjetër ky parlament përveçse këtij projekti që duhet ndalur. Përveçse Edi Rama të bindë Erion Braçen, nuk ka asnjë vlerë. Këto interpelanca që hodhët për votim, u votuan. Vijojmë diskutimet për një temë që shqiptarët presin përgjigjen”, tha Blushi. Ndryshimi i rendit të ditës u miratua duke hequr 2 pika dhe 4 interpelancat e parashikuara. P.J/E.H/ReportTv.al tedi blushi Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.2% Jo 33.6% Nuk e di 6.1% Vota total: 1466 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?