Lajme Zone
Himara në flakë, drejtuesit e lartë zbresin në terren (VIDEO)
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Himara në flakë, drejtuesit e lartë zbresin në terren (VIDEO)

Zjarri që ka përfshirë zonën e Himarës vijon të përhapet, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë.

Zjarri që ka përfshirë zonën e Himarës vijon të përhapet, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Në terren kanë mbërritur drejtues të lartë të strukturave të sigurisë dhe emergjencave. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, po ndjekin nga afër situatën dhe operacionin për përballimin e zjarrit. Ndërkohë, pritet edhe mbërritja në terren e Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, në kushtet kur flakët vijojnë të paraqesin rrezik për zonat e banuara. Forcat zjarrfikëse, strukturat e emergjencave dhe ekipet e tjera të angazhuara po vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Situata mbetet e vështirë, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e vështirëson operacionin në terren.