Situata para Ministrisë së Arsimit vijon e tensionuar, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës. Siç shihet edhe nga pamjet, “Rruga e Durrësit” është ‘pushtuar’ nga tymi ndërsa protestuesit janë larguar duke u shpërndarë përkohëshisht. Gjithashtu një numër i madh protestuesish kanë nisur marshimin teksa ende nuk dihet se cili do të jetë intinerari. Pas pak minutash marshim deri te “Rruga e Kavajës”, protestuesit janë rikthyer për të shkuar drejt “Rrugës së Durrësit” ku ndodhe ministria e Arsimit.
