Lajme Zone
Hetimi ndaj ish-kongresmenit amerikan Eric Swalwell për ngacmim seksual, agjentët e FBI-së bastisin një banesë në Kaliforni
BotëReport TV

Hetimi ndaj ish-kongresmenit amerikan Eric Swalwell për ngacmim seksual, agjentët e FBI-së bastisin një banesë në Kaliforni

Ish-kongresmeni 45-vjeçar u tërhoq nga gara për guvernator të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga vendi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u bënë publike akuzat për ngacmim seksual gjatë mandatit të tij.

Zyrtarët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni në lidhje me hetimin ndaj ish-kongresmenit amerikan Eric Swalwell. Ish-kongresmeni 45-vjeçar u tërhoq nga gara për guvernator të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga vendi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u bënë publike akuzat për ngacmim seksual gjatë mandatit të tij. Në gusht, FBI-ja ndaloi ish-ligjvënësin demokrat në një aeroport, sekuestroi pajisjet e tij elektronike dhe bastisi shtëpinë e tij në Uashington DC, si pjesë e hetimit mbi këto akuza. Swalwell ka mohuar çdo pretendim dhe avokatja e i tij ka quajtur ato "të fabrikuara", shkruan BBC. LEXO edhe...Bombarduesi i Forcave Ajrore të SHBA rrëzohet pak pas ngritjes nga një bazë në Kaliforni! 8-të të vdekur “Këto akuza janë të rreme, të sajuara dhe thellësisht ofenduese – një goditje politike e llogaritur dhe transparente”, tha avokatja e tij Sara Azari rreth kohës kur ato u raportuan për herë të parë. Swalwell është akuzuar nga shumë gra, duke përfshirë përdhunimin e njërës prej viktimave të tij ndërsa ajo ishte e dehur dhe e paaftë të përgjigjej dhe dërgimin e fotove nudo të padëshiruara tek gratë. Xh.K/ReportTv.al kaliforni Eric Swalwell Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 75.4% Jo 21.6% Nuk e di 3.1% Vota total: 2917 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?