Lajme Zone
Hervin Çuli: Tirana nuk e pranon dhunën, vandalizmin
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hervin Çuli: Tirana nuk e pranon dhunën, vandalizmin

Edhe sot, në një protestë pa lajm, pa njerëz, pa identitet, ku risitë ishin vetëm dy parulla, "Pushkatoni Ramën" dhe " O pallosh-pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë", asgjë tjetër.

Në kërkim të kohës së humbur! Tirana nuk e pranon dhunën, vandalizmin. Edhe sot, në një protestë pa lajm, pa njerëz, pa identitet, ku risitë ishin vetëm dy parulla, "Pushkatoni Ramën" dhe " O pallosh-pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë", asgjë tjetër. LEXO EDHE:Ben Andoni: Pse emocioni e mbyt logjikën?! Ah,po, edhe fakti që tani në xhiron e gjatë rreth unazës, banorët nuk i përshëndesnin më protestuesit me dritare të hapura, si në qershor, në ditët më të mira të " Flamingo", kur dukej sikur qyteti ishte zgjuar në kërkim të një ndryshimi të madh. Sot familjarët i kishin mbyllur dritaret. Madje diku- diku më zuri syri ndonjë kovë me ujë që u hodh nga katet e sipërme. Rrefuzimi i dhunës, maskave, gurit e molotovit është fare i qartë. Ky qytet, falë zotit, e neverit kaosin. Fatkeqësisht, nga budallallëku dhe grykësia e organizatorëve që nga "Flamingo" e më pas, Rama ka filluar të rishpik vetveten.Tani lajmi është lufta e brendëshme në PS. Pra, beteja "opozitare" është zhvendosur brenda kampit socialist, si një luftë brenda llojit. Berisha as nuk llogaritet më në këtë histori. Ai është i lumtur që e konfirmoi përsëri PD si opozitë kryesore. Tani vëmendja është tek ato që thotë Velia, Belinda, Toni Gogu, Erion Braçe, Spiropali, e deri tek kantidatët e mundshëm për zgjedhjet e ardhshme. Edhe mediat më luftarake, më pranë protestës, pyetjet kryesore pēr të ftuarit kanë ato mbi zhvillimet në PS. Po ashtu edhe Saliu merret vetëm me intrigat e kampit socialist. Duket sikur e ardhmja varet nga bjerrja e PS nga klanet e saj. Kjo padyshim do ishte me shumë vlerë nëse kampi përballë do ishte i strukturuar. Pushtetin shpesh e përmbys vetë pushteti, por jo në këtë rast. Kampi përballë është një rrëmujë totale. Eshtë një kaos urban, social dhe politik. Sot, për dreq, PS- ja është prap shumë hapa përpara, edhe pse e lodhur nga pesha e korrupsionit. Fronti i përbashkët, që e kam artikuluar nga të parët që nga " Flamingo", nuk ka më asnjë kuptim me rrethanat e reja. Sot, ata që 6 muaj më parë ishin faktorë, ngjarjet e dhunshme dhe mungesa e vizionit politik i defaktorizoi, i bëri të duken si një fytyre e vetme. Unë tani e kam vështirë të gjej diferencat midis Llapajt, Shehajt apo Qorrit. Më keq akoma, herë- herë më duken të ngjashëm me Saliun. Kam frikë se koha e humbur nga beteja për protagonizëm e ktheu këtë histori në vend numuro. E për ta nxjerrë nga ky batak ku e katandisen nuk mjafton vetëm urrejtja ndaj Edi Ramës dhe bandat anonime të fb.Tani do duhej një organizim tjetër, kapilar, me njerëz të urtë e të shquar, me ide e platforma. Ndoshta tani ështe shumë e vështirë, për të mos thenë e pamundur. Do duhej një revolucion i madh kulturor, individual, një sfidë me interesat personale. Vetëm në këtë mënyrë mund të kishte ende shpresë në rikthimin e entuziazmit. Edhe një herë jemi po aty, si gjithmonë: në kërkim të kohës së humbur! Xh.K U.D Shqiptarja.com TAG: Tirane Hervin Çuli protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 66.3% Të gabuar 26% Nuk e di 7.7% Vota total: 1366 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?