Një fenomen i rrallë astronomik ka tërhequr vëmendjen, ndërsa Hëna kalon përpara Diellit duke krijuar një eklips diellor.
Në një intervistë për “ABC News”, Erald Buneci shpjegoi se bëhet fjalë për një fenomen që ndodh rrallë, pasi Dielli, Hëna dhe Toka duhet të pozicionohen në një vijë të drejtë, me Hënën në mes.
“Dielli, hëna dhe toka janë në një vijë të drejtë, me hënë në mes. Kjo ndodh shumë rrallë. Fushëpamja në Shqipëri është e kufizuar sepse hija e hënës bie në një zonë të vogël dhe jo në të gjithë tokë. Por hija vjen edhe ngushtohet në qendër. Shkon nga Islanda, bën një hark dhe mbaron në Spanjë. Por në kemi një gjysmë hije dhe shumica e Evropës e ka. Pra është eklipsi i plotë dhe kemi një gjysmë hije. Por është një fenomen shumë i bukur sepse është i rrallë”, tha ai. /abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetBota eklipsi
