Lajme Zone
Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë së ushqimit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë së ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndarë sot të dhënat nga ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndarë sot të dhënat nga analizat e ushqimit të kosumuar nga kursantët e Akademisë së Sigurisë, që u helmuan më datë 25 qershor.

Sipas AKU-së, në Garnizonin “Skënderbej” Tiranë, u morën 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, si dhe 5 mostra tamponë higjienë ambientale dhe të pajisjeve.

Nga analizimi në total i 33 mostrave për treguesit mikrobiologjik kanë rezultuar brenda normave.

Me daljen e rezultatit të analizave konforme për kushtet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore, për mostrat kontroll zyrtar të kampionuara me datë 25.06.2026 dhe të mostrave të marra me datë 10.07.2026 në subjektin ”Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, AKU ka kryer zhbllokimin e aktivitetit të subjektit ”Sori-Al” dhe OBU-së i lejohet të vijojë ushtrimin e aktivitetit të gatimit te ushqimeve në ambientet e kuzhinës që ndodhet brenda ambienteve të Garnizonit “Skenderbej”./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.