Lajme Zone
Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr 2 në Korçë, prindi: Enët do kenë qenë të palara
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr 2 në Korçë, prindi: Enët do kenë qenë të palara

Prindërit e fëmijëve në një kopsht në Korçë kërkojnë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e simptomave të shfaqura te disa prej fëmijëve. Sipas njërit prej prindërve, ambientet e kopshtit janë dezinfektuar në fillim të muajit shtator, ndërsa shërbimi i ushqimit nisi vetëm ditën e enjte, pas zgjidhjes së procedurave të tenderit.

Prindi deklaron se djali i tij shfaqi simptoma të ngjashme me helmimin ushqimor të premten në mbrëmje, një ditë pas nisjes së shërbimit të ushqimit. Kjo ka ngritur dyshime te prindërit mbi kushtet në të cilat janë ruajtur dhe përdorur enët e kuzhinës, të cilat kishin qëndruar për një periudhë të gjatë pa u përdorur.

Prindërit kërkojnë verifikimin e kushteve higjieno-sanitare të kopshtit, ushqimeve të konsumuara nga fëmijët, si dhe gjendjes së enëve dhe pajisjeve të kuzhinës. Qëllimi është të përcaktohet nëse simptomat kanë lidhje me ushqimin e konsumuar apo me ndonjë faktor tjetër. Kopshti njihej më parë si Kopshti nr. 17 dhe aktualisht është riemërtuar si Kopshti nr. 2.