Modelja shqiptare Heidi Lushtaku ka qenë mes të ftuarve në “The Global Gift Gala”, eventin e bamirësisë që u mbajt në Paris, ku pati mundësinë të takohej edhe me aktoren e njohur hollivudiane Eva Longoria.
Dyshja kanë pozuar së bashku gjatë mbrëmjes, ndërsa fotografitë nga takimi janë publikuar nga vetë Lushtaku në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga kjo përvojë.
Në këtë mbrëmje ishte e pranishme edhe María Bravo, themeluese e fondacionit “Global Gift”, së bashku me emra të tjerë të njohur nga bota e artit dhe e spektaklit.
“The Global Gift Gala” është një organizim humanitar që synon mbledhjen e fondeve për të mbështetur fëmijët, gratë dhe familjet në vështirësi.
Heidi Lushtaku, e njohur në botën e modës, vijon të jetë e pranishme në evente ndërkombëtare, duke përfaqësuar edhe emrin e saj si modele shqiptare në skenën ndërkombëtare.

