Lajme Zone
Hashim Thaçi shpallet fajtor për pengim të drejtësisë, dënohet me 17 muaj burgim
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Hashim Thaçi shpallet fajtor për pengim të drejtësisë, dënohet me 17 muaj burgim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për veprën për pengimin e drejtësisë dhe ndikimin e pretenduar në dëshmitarët e procesit gjyqësor për krime lufte me 17 muaj burgim.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për veprën për pengimin e drejtësisë dhe ndikimin e pretenduar në dëshmitarët e procesit gjyqësor për krime lufte me 17 muaj burgim. Gjykatësi, Kristofer Gosnel ka deklaruar se të akuzuarit, me përjashtim të Hajredin Kuçit, akuzohen për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë dhe rendit publik, përfshirë tentativën dhe kryerjen e veprave në bashkëkryerje. Nis seanca - sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë "Pretendohet se Hashim Thaçi kishte organizuar tri grupe, në të cilat përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj. Këto grupe dyshohet se ishin organizuar gjatë vizitave të ndryshme në Hagë, gjatë vitit 2023, me qëllim të pengimit të punës së Prokurorisë dhe ndikimit te dëshmitarët që pritej të dëshmonin në procesin gjyqësor", tha ai para vendimit.Ndryshe, Thaçi ishte njëri nga pesë të akuzuarit në këtë proces, së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.Ky proces gjyqësor është i ndarë nga gjykimi për krime lufte ndaj ish-presidentit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. /Telegrafi/