Prej mbrëmjes së së dielës, rreth orës 20:00, rezulton i humbur një 20-vjeçar nga fshati Pus i Thatë i Hasit. Shkëllzen Kastrati ishte nisur drejt bjeshkëve të Pusit të Thatë për të kërkuar lopët që kishte në kullotë, pasi ato nuk ishin kthyer në banesë si zakonisht. Që prej mbrëmjes së djeshme, ai nuk është kthyer në banesë dhe familjarët kanë humbur çdo kontakt me të. Sipas familjarëve, 20-vjeçari ka edhe probleme të lehta të shëndetit mendor, çka e shton shqetësimin për fatin e tij. LEXO EDHE:Pas gati 30 vitesh, çerdhja e parë publike hap dyert në Has, përfitojnë mbi 60 fëmijë (VIDEO) Menjëherë pas konstatimit të mungesës së tij, familjarët, banorë të zonës dhe gjuetarë kanë nisur kërkimet në bjeshkët e Pusit të Thatë, në zonën ku dyshohet se mund të ketë humbur gjurmët. Situata vështirësohet edhe më tej pasi Shkëllzen Kastrati e ka harruar telefonin personal në shtëpi, duke bërë të pamundur kontaktimin me të. Familjarët kanë njoftuar edhe Policinë e Kukësit, ndërsa kërkimet për gjetjen e 20-vjeçarit vijojnë në terrenin malor. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Has Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.8% Jo 20.8% Nuk e di 7.4% Vota total: 1658 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

