Jo vetëm banorët. Kundër propozimit të PS për shkrirjen e Bashkisë së Divjakës dhe bashkimin e saj me atë të Lushnjës, ka dalë edhe kryebashkiaku socialist Josif Gorrea i cili iu është bashkuar protestave të qytetarëve në sheshin qendror të Divjakës. Në një intervistë për Report Tv, Gorrea shpjegon arsyet se përse sipas tij nuk duhet të shkrihet kjo bashki, ndërsa ironizon draftin e PS duke thënë se komisioni ka qenë në gjumë kur ka bërë këtë propozim. Kriteret për shkrirjen e bashkive, sipas tij nuk janë zbatuar në mënyrë të drejtë për të gjitha bashkitë, duke sjellë shembullin e Roskovecit, e cila edhe pse është bashki më e vogël në sipërfaqe e numër banorësh nuk preket nga harta e re. Sipas Gorreas, Divjaka plotëson të gjitha kriteret për të vijuar si bashki më vete. Ai argumenton se është bashkia e tretë më e madhe në qarkun e Fierit për nga territori, me një sipërfaqe prej 309 kilometra katrorë, ndërsa Roskoveci vetëm 118 kilometra katrorë. Edhe për nga popullsia, ai thekson se Divjaka, sipas CENSI-t të fundit numëron rreth 25 mijë banorë, ndërsa Roskoveci rreth 16 mijë, ose afro 10 mijë banorë më pak. LEXO EDHE:Nesër temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret Një tjetër argument, sipas kryebashkiakut socialist, është identiteti historik dhe pasuria natyrore e Divjakës. Ai nënvizon se bashkia ka një reliev kryesisht fushor, toka pjellore, Lagunën e Karavastasë, pelikanin kaçurrel, flamingot dhe burime të shumta ujore, elementë që sipas tij e bëjnë Divjakën një pasuri me rëndësi kombëtare. “Madhësia e territorit. Në qarkun Fier, Divjaka është numri 3, është Fieri, Lushnja, pastaj vjen Divjaka. Ne kemi 309 kilometër katrorë territor. Roskoveci që do qëndrojë bashki, janë njerëz punëtorë, por territori i tyre është 118 km katror. Popullsia e bashkisë Divjakë është 56 mijë banorë, në Censin e fundit ne jemi 25 mijë banorë, Roskoveci është 16 mijë, gati 10 mijë më pak. Po e marrim nga relievi. Relievi i Divjakës është fushor, një nga bashkitë më fushore, kemi rreth 20 mijë kilometër fushë, nga këto 3 mijë kodër dhe 17 mijë fushë e pastër. Identiteti. Për herë të parë emri i qytezës, fshati Divjakë lind rreth viti 1440. Është shumë më herët. Kjo trevë jeton ndërmjet Apolonisë dhe Dyrrahut. Në periudhën antike, dy kryeqendrat botërore të kulturës, artit dhe shkencës. Shumë e vjetër në identitet. Divjaka ka natyrë të jashtëzakonshme, ka lagunë, ka toka pjellore, ka ujëra pafund, ka pelikanin kaçurrel, ka flamengo”, thotë Gorrea. Gorrea sqaron se do të ndjekin rrugën institucionale për të zyrtarizuar qëndrimin e tyre, përfshirë konsultime publike me të gjitha njësitë administrative. “Këshilli bashkiak ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku janë shprehur kundër. Dje me ka ardhur dosja nga kuvendi. Ne jemi duke e shqyrtuar, do ndjekim të gjitha hapat. Ne zyrtarisht do të mhemi që t’i përgjigjemi pikë për pikë, kërkesave, amendamenteve që komisioni ka vendosur. Do bëjmë dëgjesa publike në të gjitha njësitë. Do ndjekim rrugët institucionale, të rregullt të plotë, për të bërë të qartë identitetin, fuqinë ekonomike dhe pasuritë natyrore që bashkia Divjakë ka. Ne pritëm ardhjen e dosjes, kemi krijuar një grup pune. Kemi ftuar edhe opozitën të na bëhen pjesë, nëse kanë elementë. Pasi ta përpilojmë këtë dokument, do bëjmë edhe qasjen e duhur, për ta bindur qeverinë shqiptare që bashkia Divjakë është identiteti kombëtar, që nuk duhet humbur, duhet të qëndrojë e fortë”, theksoi Gorrea. Edhe sipas banorëve, bashkia e Divjakës i plotëson kushtet për të qëndruar më vete, qoftë në aspektin ekonomik ashtu edhe sa i takon resurseve të tjera si parku kombëtar Divjakë Karavasta, pylli, laguna dhe plazhi Propozimi i mazhorancës shkrin 15 bashki, çka ka sjellë protesta në disa qytete ndërsa këshillat bashkiak të Libohovës dhe Klosit e kundërshtuar edhe zyrtarisht projektin dhe pritet që qëndrimet e tyre t’ia dërgojnë qeverisë. Kryeministri Rama ka thënë se harta është në konsultim dhe se zëri i çdo qytetari do dëgjohet. SI.E./K.M/Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale Josif Gorrea Fier divjakë lushnje Komente Komento albfire: 04/08/2026 16:53 Nuk e kuptoj pse sipas draftit te paraqitur Divjaka nuk i ploteson kriteret per te qene bashki me vete por sipas kryetarit te bashkise ajo i ploteson?! Apo secili ka kriteret e veta dhe sipas qejfit?! Jo per gje por po te pyesesh cdo shqiptar, do japi aryse te ndryshme dhe i bie qe ta formojme pushtetin vendor ne baze te "klaneve" ku cdo familje ka pushtetin e vet vendor! Përgjigju Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.6% Vota total: 5617 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
