Lajme Zone
‘Harroi që unë jam Skëndërbeu’, Rama debat me Spiropalin në Asamble: Mos i gjuaj me gurë shtëpisë! Deputetja: Nëse duhet të jem flamingo, më quani
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

‘Harroi që unë jam Skëndërbeu’, Rama debat me Spiropalin në Asamble: Mos i gjuaj me gurë shtëpisë! Deputetja: Nëse duhet të jem flamingo, më quani

Report Tv ka zbardhur debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali në Asamblenë e PS-së. Rama kërkoi përjashtimin e saj nga partia, ndërsa Spiropali mësohet se i është përgjigjur disa herë gjatë mbledhjes.

Report Tv ka zbardhur debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali në Asamblenë e PS-së. Rama kërkoi përjashtimin e saj nga partia, ndërsa Spiropali mësohet se i është përgjigjur disa herë gjatë mbledhjes. Sipas burimeve, Rama e akuzoi Spiropalin se e kishte goditur pas shpine. “Harroi që unë isha Skënderbeu dhe m’u drejtua me ‘Ed’, duke goditur pas shpine në një moment kur minutat e ndanin dronin me eksploziv nga godina e qeverisë”, mësohet të ketë thënë Rama. LEXO EDHE:Iu besua drejtimi politik i Tiranës bashkë me Demon, Koçiu pas Asamblesë së PS: Vijojmë punën në çdo lagje e njësi për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhje Duke iu referuar mocionit të Spiropalit, Rama mësohet të ketë thënë se nuk i pranonte propozimet për “parti të re” e “marrëveshje të re”. “Mori përsipër të bëjë edhe platformë, që ma tregon nga përjashta”, mësohet të jetë shprehur ai. Sipas të njëjtave burime, Rama i ka thënë Spiropalit gjatë mbledhjes: “Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë” dhe “Je jashtë kësaj asambleje”. Spiropali mbrojti qëndrimin e vet dhe tha se brenda PS-së ka pasur njerëz që kanë abuzuar me pushtetin. “Nga veprimet e mia nuk është turpëruar PS. Ka ndër ne që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, atëherë më quani flamingo”, mësohet të ketë deklaruar deputetja. Lajmi kryesor: Asambleja/ I shpalli luftë, Rama shkarkon Veliaj nga kreu i PS në Tiranë: Kërcënimet i ka sajuar! Bashkëdrejtimin e merr Demo e Koçiu! Spiropali përjashtohet nga çdo funksion në parti, pritet edhe nga grupi (DEBATET) SI.E. A.H Shqiptarja.com TAG: elisa spiropali edi rama asambleja e PS Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 68.6% Të gabuar 24.8% Nuk e di 6.6% Vota total: 783 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?