Lajme Zone
Hapet një tjetër segment i Korridorit VIII, pjesë e projektit për zgjerimin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hapet një tjetër segment i Korridorit VIII, pjesë e projektit për zgjerimin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ene Karakaçi, ka njoftuar se është hapur për qarkullim një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII, pjesë e projektit për zgjerimin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri bëri të ditur se tashmë është i aksesueshëm segmenti prej 7.5 kilometrash, nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri 500 metra pas fshatit Mirakë, i ndërtuar me dy korsi vajtje-ardhje.

Sipas Karakaçit, ky investim përbën një tjetër hap në modernizimin e një prej akseve më të rëndësishme rrugore në vend. Ministri theksoi se me hapjen e këtij segmenti përmirësohet ndjeshëm qarkullimi, rritet siguria rrugore, shkurtohet koha e udhëtimit dhe lehtësohet transporti i qytetarëve dhe mallrave.

Projekti i zgjerimit të rrugës Elbasan–Qafë Thanë është pjesë e investimeve strategjike në Korridorin VIII, i cili synon të përmirësojë lidhjen mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Korridori VIII