Zyrtarizohen kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Siç thonë burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha, janë kandidatë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.
Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi më herët ka dorëzuar kandidaturën, por më pas është tërhequr.
Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfn mandati prokurorit të përgjithshëm, z. Olsian Çela. Top Channel

