Lajme Zone
Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi
PolitikëTelegrafi

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Hamza ka thënë se gjatë vizitave i ka siguruar familjet se nuk janë vetëm dhe se mbështetja ndaj tyre do të vazhdojë. “Sot isha për vizitë në familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar në Hagë. I sigurova se nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë”, ka shkruar Hamza. telegrafi.com telegrafi.com Kreu i PDK-së ka thënë se dhimbjen e familjeve e ndan edhe populli i Kosovës.“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë”, ka deklaruar ai. Hamza ka theksuar se do të vazhdojnë angazhimin për drejtësi dhe për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.“Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë”, ka shkruar Hamza. /Telegrafi/