Lajme Zone
Hakmarrje për Tanin e Ruzhdiut? Autori e ndoqi që nga Viroi, viktima mori telefonata kërcënuese
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Hakmarrje për Tanin e Ruzhdiut? Autori e ndoqi që nga Viroi, viktima mori telefonata kërcënuese

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin me eksploziv që tronditi mbrëmjen e djeshme Gjirokastrën, ku Beqir Devolli, i njohur me nofkën “Çilo”, humbi jetën në spital, ndërsa Erigers Mela mbeti i plagosur.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, lënda shpërthyese dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. Personi që e vuri në funksion mjetin shpërthyes dyshohet se e ndoqi viktimën në distancë që nga zona e Viroit, për afro 3 kilometra, deri në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Mësohet se Devolli kishte pirë kafe me një mikun e tij dhe më pas ishte futur në automjet, ku edhe ndodhi shpërthimi fatal. Sipas të dhënave paraprake, ai dhe pasagjeri Erigers Mela kishin marrë më herët telefonata kërcënuese. Madje, automjeti i Melës ishte djegur edhe vitin e kaluar, në një episod që dyshohet se mund të ketë shërbyer si paralajmërim.

Beqir Devolli raportohet se kishte qëndruar për dy vite në arrest shtëpie në Tiranë. Ndërkohë, mënyra se si u organizua atentati ngre dyshime se autorët e kishin planifikuar me kujdes. Sipas të dhënave të hetimit, ata dyshohet se kanë pritur që rruga të zbrazej përpara se të aktivizonin eksplozivin, pavarësisht se ngjarja ndodhi pranë ambienteve të policisë.

Një tjetër pistë që po shqyrtohet nga hetuesit është një lidhje e mundshme mes këtij atentati dhe vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë, rreth dy javë më parë. Megjithatë, kjo lidhje mbetet ende në kuadër të dyshimeve hetimore dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht.