Një qytetar nga Durrësi raporton se mbrëmjen e kaluar një person ka tentuar t’i vjedhë automjetin në lagjen nr. 14 të qytetit.
Përmes një mesazhi drejtuar personit që qëndron pas ngjarjes, qytetari tregon se automjeti nuk është vjedhur pasi bateria ishte e shkarkuar, ndërsa bën të ditur se tashmë e ka zëvendësuar atë me një të re.
Qytetari deklaron se nuk ka ndërmend të bëjë denoncim në polici, por kërkon që mesazhi i tij të shpërndahet, pasi dyshon se personi në fjalë e ndjek faqen dhe dëshiron që ai ta shohë reagimin e tij.
Ai thotë se personi që tentoi të kryente vjedhjen e njihte mirë zonën, pasi ka arritur të shmangë me kujdes kamerat e sigurisë në disa pika të lagjes.
Qytetari shpreson që publikimi i këtij mesazhi të ndihmojë në identifikimin e personit përgjegjës.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Kisha nje mesazh per kete fisderrin qe tentoi mbreme te vidhte makinen time. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen 14 Durres. Si fillim na fal po i ka ren bateria. Hajde tento prap sonte se ja nderrova. Dhe nuk bona as nuk do boj denoncim. Thjesht do ti q* femrat e shpis Por duke qen se dyshoj te dikush, do doja ta shperndanit sepse e di qe ju ndjek. Dhe 1 sqarim per komentuesit. Personi ne fjale e njihte zonen shume mire pasi ka ditur te shmange kamerat nga cdo cep i lagjes

