Lajme Zone
Hajdutët hyn në shtëpinë e qytetarit dhe i vjedhin motorin
Të tjeraJOQ Albania

Hajdutët hyn në shtëpinë e qytetarit dhe i vjedhin motorin

Një qytetar ka denoncuar në JOQ Albania vjedhjen e motorit të tij në banesë, në zonën e Spaçit, Mirditë.

Një qytetar ka denoncuar në JOQ Albania vjedhjen e motorit të tij në banesë, në zonën e Spaçit, Mirditë.

Sipas denoncimit, motori është marrë pranë shtëpisë, ndërsa qytetari kërkon ndihmën e Policisë së Shtetit për identifikimin e autorit dhe gjetjen e mjetit.

“Ma kanë vjedhur motorin te shtëpia, në Spaç, Mirditë. Ju lutem, postoje videon. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të angazhohet në gjetjen e motorrit”, shkruan qytetari.

Ai shpreson që publikimi i pamjeve të ndihmojë në identifikimin e personit që ka kryer vjedhjen dhe në rikthimin e motorit.