Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

‘Hajde, kemi foto, gjëra të rëndësishme’, kryeministri Rama e pret me humor e batuta Konferencën e IX-të Ndërqeveritare (VIDEO)


Kryeministri Rama ka ndarë një videokartolinë me momente nga e gjithë vizita në Bruksel për Konferencën IX Ndërqeveritare që shënoi mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me BE.

Kryeministri Rama ka ndarë një videokartolinë me momente nga e gjithë vizita në Bruksel për Konferencën IX Ndërqeveritare që shënoi mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me BE. Në fillim të videos, ai ka zgjedhur një bisedë me ministrat, ku fillimisht pyet kryenegociatoren Majlinda Dhuka nëse është e realizueshme mbyllja e më shumë se 3 kapitujve. Edi Rama: Mund të bëhen më shumë se 3? LEXO EDHE:Shqipëria mbylli 3 kapitujt e parë me BE, ambasada gjermane: Moment historik, vendi të ruaj këtë dinamikë pozitive edhe për kapitujt e mbetur Majlinda Dhuka: Preferojmë të bëjmë të shpeshta nga 3 sepse dhe diskutimi me vendet anëtare është më i frytshëm. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e vendos kryeministrin në dijeni se kjo është hera e parë në 2 dekada që realizohen 4 tryeza ndërqeveritare në të njëjtën ditë. Ferit Hoxha: Ky është takimi i fundit i llojit, që prej dy dekadash është hera e parë që bëhen 4 në një ditë. Majlinda Dhuka: Që nga viti 2002. Më pas, videoja kalon në një moment ku kryeministri nuk i ka kursyer batutat teksa bashkë me delegacionin shkojnë drejt sallës ku do të mbahet Konferenca. Edi Rama: Hajde, photo, important (e rëndësishme), important stuff, photo (gjëra të rëndësishme, foto). Videoja vijon me takimin e tij me komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos dhe Thomas Byrne, episode nga Konferenca dhe më pas dalja përpara gazetarëve e mediave. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: majlinda dhuka Ferit Hoxha konferenca nderqeveritare edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.8% Nuk e di 3.4% Vota total: 1918 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?