Lajme Zone
Haga vendos! Thaçi 25 vite, Krasniqi 25, Veseli 18 dhe Selimi 13 vite burg
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Haga vendos! Thaçi 25 vite, Krasniqi 25, Veseli 18 dhe Selimi 13 vite burg

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe është dënuar me 25 vite burgim për krime lufte. Trupi gjykues e shpalli penalisht përgjegjës për veprat për të cilat akuzohej, ndërsa vendimi i sotëm është i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohen mjetet juridike të parashikuara me ligj.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe është dënuar me 25 vite burgim për krime lufte. Trupi gjykues e shpalli penalisht përgjegjës për veprat për të cilat akuzohej, ndërsa vendimi i sotëm është i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohen mjetet juridike të parashikuara me ligj. Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur fajtor ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke e dënuar me 25 vite burgim për disa nga akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori 2020 dhe gjatë procesit është deklaruar i pafajshëm, ishte pjesë e strukturave drejtuese të UÇK-së dhe gjatë luftës shërbeu si zëdhënës i saj. Procesi ndaj Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nisi në prill 2023, ndërsa aktakuza përfshinte 10 pika. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet. Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të UÇK-së. Kadi Veseli është dënuar me 18 vite burg. Vendimi është bërë i ditur në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili është zhvilluar për disa vite në Hagë.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Dënimi është bërë i ditur gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.