Dënimi me 17 muaj burg i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë është i padrejtë dhe nuk mbështetet në prova. Kështu u shpreh avokati Gent Gjini, i cili, në një lidhje nga Prishtina për emisionin “Studio Live” në Report TV, kritikoi vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë dhe vuri në dyshim ligjshmërinë e përgjimeve të përdorura në proces. Avokati mbështeti edhe reagimin e ish-presidentit Thaçi, i cili e cilësoi vendimin politik dhe jo drejtësi. Sipas Gjinit, përgjimet nuk provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Thaçit, ndërsa dëshmitarët nuk kanë deklaruar se janë ndikuar prej tij. “Dënimi është i padrejtë dhe i pavend, që nuk përkon me provat e provuara dhe nuk plotëson elementin e dyshimit të arsyeshëm. Audioincizimet konsiderohen të paligjshme dhe duhet të shpallen të papranueshme. Nocioni ‘pengim i drejtësisë’ është i përgjithësuar. Aty ngërthehen shumë vepra të tjera penale. Në rastin e Thaçit, ai akuzohet se kanë zbuluar dëshmitarët që do të jepnin deklaratë në Hagë kundër tyre. Ai dyshohet se ka penguar prokurorinë të zhvillojë procedurat e procesit gjyqësor. Reagimi i Thaçit është i drejtë. Kuptohet që kjo nuk është drejtësi. Ne jemi dëshmitarë që kjo gjykatë është politike dhe e njëanshme. Ky dënim nuk ka kuptim. Provat janë të sajuara. Ky proces gjyqësor, vetë Haga e pranon që nuk dëgjohet zëri i Thaçit në përgjime. Mungon lidhja shkak-pasojë, sepse dëshmitarët nuk i kanë ndryshuar deklaratat dhe nuk kanë pranuar që janë ndikuar nga Thaçi”, u shpreh avokati. LEXO EDHE:Pas më shumë se dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA! 600 mijë dollarë për kompaninë Ballard Partners U.D A.E Shqiptarja.com TAG: hashim thaci gjykata speciale ne hage gent gjini Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
14 Nëntor, 14:59
Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 61.8% Të gabuar 27.8% Nuk e di 10.4% Vota total: 4734 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

