Lajme Zone
Gushti nis me temperatura të larta, si parashikohet moti për këtë të shtunë
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Gushti nis me temperatura të larta, si parashikohet moti për këtë të shtunë

E shtuna pritet të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.

E shtuna pritet të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta, ndërsa vendi do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta. Temperaturat do të jenë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 36°C, ndërsa minimalet gjatë orëve të natës zbresin deri në rreth 23°C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa herë pas here, veçanërisht përgjatë bregdetit dhe në lugina, mund të arrijë deri në 10 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë. Top Channel