Lajme Zone
Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të 'revolucionit Flamingo'
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të 'revolucionit Flamingo'

Regjistrat publikë të Guerilla Foundation dokumentojnë pagesa ndaj njërës prej organizatoreve të protestës, Sidorela Vatnikajt, për angazhimin në këshillin e aktivistëve të këtij fondacioni. Ajo paraqitet si anëtare të këshillit të aktivistëve dhe si aktiviste në Tiranë për drejtësinë gjinore dhe urbane

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation. Regjistrat publikë dokumentojnë pagesa ndaj njërës prej organizatoreve të protestës për angazhimin në këshillin e aktivistëve të këtij fondacioni. Marrëdhëniet financiare të njërës prej organizatoreve të protestës, Sidorela Vatnikaj, me Guerrilla Foundation, që e paraqet Vatnikajn si anëtare të këshillit të aktivistëve dhe si aktiviste në Tiranë për drejtësinë gjinore dhe urbane, tregojnë se lidhja e saj me fondacionin është një angazhim i deklaruar publikisht nga organizata. Në platformën Open Collective figuron, ndër të tjera, një pagesë prej 675 eurosh ndaj Vatnikajt për punën në këshill gjatë periudhës 28 maj–17 korrik 2026. Fatura është shënuar si e paguar më 20 korrik. Një tjetër faturë, prej 1.162,50 eurosh, për periudhën 1–28 maj 2026, rezulton gjithashtu e paguar. Pagesat kalojnë përmes Participay Fund, me Guerrilla Foundation si administrues fiskal. LEXO EDHE:Paranojat e opozitarizmit Ky mekanizëm ka rregulla të publikuara kompensimi. Tarifa e rekomanduar prej 75 eurosh në orë lidhet me shqyrtimin e aplikimeve, kërkimin e përfituesve të mundshëm të granteve, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe punën kërkimore. Politika parashikon edhe një kompensim vjetor prej 2.500 eurosh, të quajtur “flow fund”, për anëtarët e këshillit. Këto janë tarifat e deklaruara për punën me fondacionin; dokumentet e kontrolluara nuk i përshkruajnë si pagesa për pjesëmarrje në protestë. Pas fondacionit qëndron, ndër të tjerë, Antonis Schwarz, filantrop me origjinë greko-gjermane. Në një shkrim të tij, Schwarz thotë se e themeloi Guerrilla Foundation në vitin 2016 dhe shpjegon se financimi fillestar mbështetej tek ai, ndërsa më vonë u zgjerua me donatorë të tjerë. Fondacioni ka adresë në Berlin dhe një orientim të shpallur drejt mbështetjes së aktivizmit dhe lëvizjeve shoqërore. Edhe prania e tij në Serbi është e dokumentuar. Raporti vjetor për vitin 2024 shënon një grant prej 20 mijë eurosh për qendrën rinore CK13 në Novi Sad. Ky financim dëshmon mbështetje për një organizatë atje, por nuk mjafton për të vërtetuar pretendimin se fondacioni ka paguar studentët për të protestuar. Pyetja tani është: a ka pasur grante, rimbursime apo shpenzime të këtij rrjeti për logjistikën dhe veprimtaritë e “revolucionit Flamingo”? Organizatorët kanë mundësinë ta sqarojnë publikisht këtë marrëdhënie. Transparenca financiare në këtë rast vlen më shumë për organizatorët e protestës sesa për kundërshtarët e tyre./TemA P.J P.J Shqiptarja.com TAG: Guerrilla Foundation sidorela vatnikaj protestat kunder qeverise Antonis Schwarz Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.4% Jo 41.5% Nuk e di 8.1% Vota total: 631 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?