Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Gucati e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm, duke pretenduar se aktgjykimi i shpallur nga Dhomat e Specializuara ka kënaqur Serbinë dhe Rusinë.
“E papranueshme. Sot kjo gjykatë tentoi dhe arriti ta kënaqë Rusinë dhe Serbinë me vendimet që i mori, gjoja se ne kemi bërë krime lufte, por kjo gjoja është e pavërtetë”, deklaroi Gucati. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitetRajoni

